qyteti ne shkemb


Tre mijë banorët e një fshati të vogël në Spanjë, të quajtur Setenil de las Bodegas jetojnë nën hijen e një shkëmbi të madh që ndodhet fiks mbi ‘kokat’ e tyre.


qyteti ne shkemb.jpg1


Fshati andaluzjan është ndërtuar përgjatë grykës së lumit Rio Trejo dhe ndërsa shumë vizitorë e kanë më dyshim për të jetuar në këtë zonë, për banorët është e kundërta. Ata kanë një arsye shumë praktike për të ndërtuar shtëpitë në këtë zonë, e cila ka një traditë që daton që në kohët parahistorike.


qyteti ne shkemb.jpg2


Shumë prej shtëpive janë ndërtuar nën shkëmbinj, duke kursyer në këtë mënyrë nevojën për të ngritur të gjithë ndërtesën, por mjaftohen me ndërtimin e një fasade.


qyteti ne shkemb.jpg3


‘Guvat’ në të cilat janë vendosur shtëpitë janë perfekte për të bllokuar temperaturat shumë të larta ose shumë të ulëta brenda tyre.


qyteti ne shkemb.jpg4


Banorët e këtij fshati të vogël me shtëpi të bardha mund të jetojnë vërtetë nën një shkëmb, por kontakti i tyre me rrethinat e tjera është krejt normal. Restorantet, dyqanet ushqimore etj., janë konsideruar si më të mirat në rajon.


qyteti ne shkemb.jpg5


qyteti ne shkemb.jpg6


qyteti ne shkemb.jpg7


17 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)