Nuk ka përvojë më të zakonshme, por njëkohësisht më stresuese sesa pritja në radhë në një zyrë shtetërore. Por, mënyra se si e përballon këtë situatë varet shumë… nga shenja jote e horoskopit! Një përmbledhje satirike e sjelljeve më tipike na zbulon anën komike, por edhe dramatike të horoskopit përballë sistemit!

Dashi vjen me nerva që në derë, jo se ndodhi diçka konkrete, por sepse… është Dashi! I paduruar, fillon me tone thumbuese ndaj punonjësve, për t’u larguar i revoltuar pak minuta më pas, shpesh pa kryer asnjë punë.

Peshqit? I humbur në botën e vet, as që është i sigurt nëse është në radhën e duhur. Nëse arrin të shërbehet, ka gjasa të mos ketë asnjë dokument me vete dhe të mos kuptojë as çfarë po i kërkohet.

Virgjëresha, e organizuar dhe e saktë, analizon gjithçka, nga radhët te njerëzit. Por kur dikush i mungon një dokument, nervozohet tej mase dhe është gati të bëjë një “audit” gjithë zyrës!

Gaforrja, nga ana tjetër, përjeton çdo moment me emocione të forta. Nga ankthi te reflektimi për jetën, përfundon duke ndjerë faj e keqardhje për të gjithë. Ndoshta kthehet nesër… me ushqime për të gjithë.

Ky horoskop i pazakontë na kujton se ndonjëherë, edhe në situatat më të bezdisshme, mund të gjejmë arsye për të qeshur – ose për të shpërthyer.