Jo të gjitha shenjat e horoskopit sot gëzojnë mbështetjen e plotë të yjeve. Disa prej tyre duhet të tregojnë kujdes më të madh për tensionet emocionale, konfliktet apo lodhjen fizike.
3 shenjat më pak me fat sot, 4 tetor 2025:
Binjakët
Venusi është ende kundër deri më 13 tetor dhe kjo sjell tensione në dashuri. Edhe pse ke ide të mira dhe shumë energji mendore, marrëdhëniet mund të përplasen për shkak të komunikimit jo të balancuar. Kujdes në çift, sepse fjalët e tepruara mund të prishin harmoninë.
Virgjëresha
Perfeksionizmi të shtyn të shohësh vetëm të metat. Sot ke tendencën të jesh kritik me partnerin ose njerëzit pranë teje, duke krijuar tensione për arsye të vogla. Fundjava mund të sjellë një valë melankolie. Duhet të gjesh mënyra për ta mbajtur mendjen të zënë me projekte pozitive.
Shigjetari
Atmosfera e fundjavës rrezikon të rikthejë probleme të vjetra. Disa persona përreth teje mund të duken kritikë ose demotivues, gjë që të lodh shpirtërisht. Është e rëndësishme të mos lejojsh që negativiteti i të tjerëve të të heqë besimin dhe optimizmin. Sot zgjidh me kujdes se kujt i jep energjinë dhe kohën tënde.