E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë astrologia Elena Demollari. Ajo ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji gusht për secilën shenjë të horoskopit…

Dashi

Dashi në muajin gusht do të gjejë një qetësi shpirtërore, do të pushojë në breg të detit. Udhëtime të gjata, takime, telefonata, rikthim me ish-partnerin/en dhe çdo gjë do t’i ecë mbarë. Do të ketë një komunikim të vazhdueshëm me universin, do kenë fejesa, martesa, shtatzëni, lumturi, harmoni dhe kanë Diellin në anën e tyre, që për shenjën e Dashit do të jetë me energji pozitive gjithë muajin gusht.