Ekonomia
Ndërmjet viteve 1999 dhe 2011, SHBA-ja humbi të paktën 2 milionë vende pune për shkak të rritjes së importeve kineze dhe faktit që shumë kompani e fabrika kishin transferuar bizneset në shtetin aziatik, duke përfituar nga kostoja e ulët e prodhimit
Disa vite më parë, me numrin e madh të punëtorëve të cilët fitonin rroga shumë më të vogla sesa kolegët e tyre amerikanë, Kina tërhoqi kompani të mëdha që kërkonin të ulnin kostot e prodhimit, rrisnin fitimet dhe t’i mbanin çmimet e ulëta.
Ndërmjet periudhës 1999 deri në 2011, SHBA-ja humbi të paktën 2 milionë vende pune për shkak të rritjes së importeve kineze, referuar një studimi të publikuar në “The Journal of Labor Economics”.
Sot, situata në Kinë është disi më e komplikuar. Kinezët po humbin vende pune për shkak të zhvillimit të ulët, rritjes së kostos dhe konkurrencës së jashtme të ashpër, përfshirë SHBA-në.
Sipas Jim McGregor-it kryetarit i firmës konsultuese APCO Worldwide Greater China, situata ka ndryshuar. “Po bëhet shumë më e vështirë për të eksportuar prodhimet e fabrikave nga dita në ditë më të vështira”, tha ai për “Ny Times”. Tregu i punës në shtetin madh aziatik ka ndryshuar shumë në këto vite të fundit.
Ndërsa ekonomia është zgjeruar, duke krijuar mundësi të mëdha në shumë sektorë, punët e montimit nëpër fabrika nuk janë aq tërheqëse sa ishin dikur. Kjo ka bërë që menaxherët ti rrisin rrogat që të tërheqin punëtorët.
Në të njëjtën kohë, drejtuesit lokalë të Shenzhen-it, një qendër tregtare buzë bregut ngjitur me Hong Kong-un, dhe qendra të tjerë industrial kanë ngritur pagat minimale, në mënyrë që të rrisin standardin e jetesës për punëtorët dhe familjet e tyre. Kjo ka shtuar presionin te kompanitë që të prodhojnë produkte më me vlerë dhe të shtrenjta.
Ky kombinim ka bërë që pagat e punonjësve të fabrikave të rriten edhe më shumë. Pagesa e tyre mujore tani shkon në $424, 29 për qind sesa tri vite më përpara, vlerësoi “Organizata tregtare e jashtme e Japonisë” (JETO). Aktualisht, kostot e punës në Kinë janë më të larta sesa në vendet e tjera në zhvillim.
Punëtorët e fabrikave në Vietnam fitojnë më pak se gjysma e një punëtori kinez, kurse ata në Bangladesh paguhen më pak se ¼-ta e kësaj rroge.
Kostot në rritje e kanë përmirësuar dukshëm pozicionin konkurrues të Kinës krahasuar me SHBA-në.
Në një studim të 2015-ës, “Boston Consulting Group” tha se kostot e prodhimit në fabrika të zonës më të madhe eksportuese të Kinës ishin thuajse të njëjtat si ato në SHBA. Përfundimi i tyre doli pasi llogaritën pagat, produktivitetin e punonjësve, kostot e energjisë dhe faktorë të tjerë.
Pa joshjen e fitimeve të mëdha nga kursimet, shumë kompani amerikane po i rikthejnë fabrikat sërish në atdheun e tyre.
Në një studim të bërë nga BCG vitin e kaluar, 24% e drejtuesve të kompanive thanë se kishin nisur nga puna për të zhvendosur fabrikat nga Kina në shtëpi ose po planifikonin që të vepronin kështu në dy vitet e ardhshme, në ndryshim nga 2012 ku vetëm 10% vepronin kështu.
“Kjo bën që ekonomia të ketë kuptim. Tani SHBA-ja është në një pozicion shumë të favorshëm”, tha Hal Sirkin, pjesë e BCG-së.
Sipas studimit, në pesë vitet e ardhshme numri i vendeve të punës në fabrika në SHBA do të rritet.
Por nuk është vetëm Amerika që po i merr vendet e punës Kinës. Në një studim të dhomës tregtare amerikane në Kinë, çereku i të pyeturve thanë se ata ose ishin duke lëvizur bizneset, ose do ta bënin shpejt diçka të tillë. Sipas tyre, rritja e kostos së prodhimit ishte shkaku kryesor i largimit. Nga këto kompani, gjysma po zhvendoset në vene të tjera të zhvilluara, kurse afërsisht 40% po I drejtohen SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës.
Produktet e shumicës së këtyre fabrikave që dot ë zhvendosen gjendet në raftet e supermarketeve amerikane.
Ka kompani të tjera shumë të fuqishme, të cilat kanë vendosur që të hapin fabrikat e tyre në Indi.
Edhe pse Kine Kina është tregu numër 1 i eksportimit të rrobave në SHBA, prapë po has konkurrencë të madhe nga vendet e tjera aziatike. Tani në SHBA gjenden veshje të prodhuara në Bangladesh dhe Vietnam.
“Nuk është se Kina është një vendndodhje tërheqëse për të gjitha punët e thjeshta me rroga të ulëta. Kina po ngrihet në zinxhirin e vlerës, e kjo do të thotë rregullim të situatës”, tha James Zimmerman, kryetari i Dhomës Amerikane në Pekin.
Punëtorët kinezë po humbin endet e punës edhe për shkak të rënies ekonomike.
Përqindja e rritjes gjendet në ritmin e saj më të ulët në 25 vitet e fundit, duke dëmtuar shumë industri. Fabrikat, në të cilat janë të punësuar rreth 1/5-ta e të gjithë punonjësve urbanë në vend, është goditur veçanërisht fort.
Zyrtarisht, Kina po e përballon shumë mirë këtë krizë, me vetëm 4% të papunësisë sipas të dhënave shtetërore.
Por disa ekonomistë mendojnë se situata nuk është aq pozitive sa shteti e paraqet.
Një raport i qershorit nga “Fathom Consulting”, me qendër ën Londër vlerëson se papunësia në Kinë këtë vit do shkojë në 12.9%, tri herë më shumë krahasuar me 2012in.
Pra, për punëtorët e fabrikave priten kohë dhe më të vështira.
Shumë kompani industriale po e pësojnë nga kapaciteti tej normave dhe ulja e vendeve të punës mund të jetë diçka e pashmangshme. Në shkurt ministri kinez për Burimet Njerëzore dhe Sigurinë Sociale vlerësoi se 1.8 milionë punonjës mund të humbin punët e tyre në sektorët e çelikut dhe qymyrit.
“Nëse ndonjë po thotë se Kina po vazhdon që t’i gëzohet një tregu pune të shëndetshëm dhe të fortë, ata nuk e kanë idenë se për çfarë po flasin”, ishte mendimi i Leland Miller-it, shef ekzekutiv i firmës kërkimore “China Beige Book International”.