Mikrodermabrazioni është rrjepje e butë dhe pa trauma e lëkurës. Aparatet e tanishme janë të lehta në përdorim, të sigurta, sigurojnë luspim më të thellë dhe rezultat më të mirë: një hundëz dore dyston lëkurën me një thërrime diamanti industrial, teksa sistemi i vakuumit thith mbeturinat.

Mikrodermabrazioni mund të krahasohet me largimin e sopthave dhe lëkurës së vrazhdë me shpan (lloj shtufi gëlqeror). Sheshimi i shtresave sipërfaqësore të lëkurës e bën uniformë ngjyrën e fytyrës, kurse kursi i procedurave përshpejton procesin e prodhimit të qelizave të reja, duke i dhënë lëkurës lëmim dhe elasticitet.

Mikrodermabrazioni preferohet si procedurë përgatitore. Pasi sheshohen shtresat sipërfaqësore, ne e forcojmë veprimin e procedurave të tjera dhe lehtësojmë depërtimin e lëndëve në lëkurë, duke rritur efektivitetin e tyre.

Mos e ngatërroni mikroderrnabrazionin me dermabrazionin. Ato nuk janë e njëjta gjë. Dermabrazioni është teknikë e vjetruar për sheshimin e lëkurës me furçë teli. Në kozmetologjinë e sotme, për të arritur efekt të njëjtë përdoren laseri dhe pilingu i thellë kimik.

Mikrodermabrazioni mund të bëhet në çdo pjesë të trupit, por më shpesh përdoret për zonat ku rrezet e diellit i nënshtrohen veprimit të fortë si fytyra, gusha, duart, gjoksi.

Menjëherë pas procedurës lëkura duket e shëndetshme dhe e shndritshme. Pas kursit me gjashtë procedura lëkura lëmohet dhe rrudhat e cekëta zvogëlohen. Lëkura e dëmtuar nga drita ultravjollcë luspohet dhe toni bëhet uniform. Ndërkaq, duhet ta dini patjetër, nëse i shkon kjo procedurë llojit të lëkurës suaj.