Dimri është sezoni ku shumica kthehen tek suplementet: vitamina C, zinku, çajrat “për imunitet”. Por çfarë thonë studimet?

Sipas kërkimeve shkencore, vitamina C nuk e parandalon plotësisht ftohjen, por mund të shkurtojë kohëzgjatjen e simptomave dhe t’i bëjë ato më të lehta, sidomos tek personat që kanë mungesë ose janë të ekspozuar ndaj stresit fizik.

Zinku është një mineral tjetër për të cilin studimet kanë treguar se mund të ndihmojë në reduktimin e kohës së ftohjes, nëse merret në fazat e para të simptomave.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se suplementet duhet të merren me kujdes, pasi sasi shumë të larta mund të sjellin efekte anësore.

Nutricionistët këshillojnë që baza e marrjes së vitaminës C dhe zinkut të jetë gjithmonë ushqimi:

-Burime të vitaminës C: portokaj, limonë, kivi, speca të kuq, lakër, brokoli

-Burime të zinkut: mishi i kuq i dobët, peshku, vezët, bishtajoret, farat dhe arrorët

Sipas mjekëve, personat me sëmundje kronike, gra shtatzëna ose ata që marrin medikamente të veçanta, duhet të konsultohen me mjekun përpara se të nisnin çdo suplement, për të shmangur ndërveprimet apo mbidozimin.