Antiplakja është konsideruar prej kohësh një obsesion i shkencës perëndimore dhe veçanërisht asaj amerikane, teksa në vitet e fundit, Kina i është bashkuar trendit “të jetosh përgjithmonë”, me firmat që po bëjnë përparime të shpejta në këtë fushë.

Jo shumë kohë pasi Xi Jinping dhe Vladimir Putin folën rreth mundësisë së të jetuarit deri në 150 vjeç, gjatë një parade ushtarake në Pekin, një startup kinez i mjekësisë për jetëgjatësi ka thënë se kjo mundësi është shumë realiste dhe mund të ndodhë vetëm brenda pak vitesh, raporton “New York Times”.

Sipas raportit, kompania pretendon se ka bërë përparim të madh në zhvillimin e pilulave kundër plakjes, bazuar në një përbërës që gjendet në ekstraktin e farave të rrushit, i cili mund ta zgjasë jetëgjatësinë në mënyrë të konsiderueshme, ndoshta më shpejt nga sa mund të kenë pritur njerëzit.

Ndërsa udhëheqësit botërorë u kapën në një bisedë të nxehtë duke diskutuar transplantet e organeve për zgjatjen e jetëgjatësisë, Lonvi Biosciences planifikon ta bëjë këtë me pilulat e saj kundër plakjes që synojnë qelizat zombi.

Lonvi Biosciences, një startup bioteknologjik, ka pretenduar se ka zhvilluar pilula kundër plakjes, të cilat mund të zgjasin jetëgjatësinë e njeriut.

E vendosur në qytetin jugor kinez Shenzhen, kompania është e bindur se do ta zgjasë jetëgjatësinë e njeriut në 150 vjet me pilulat e saj të zhvilluara posaçërisht kundër plakjes që përdorin ekstrakt të farave të rrushit të quajtur Procyanidin C1.

“Të jetosh deri në 150 vjeç është padyshim realiste”, tha Lyu Qinghua, drejtori i teknologjisë i Lonvi-t, për NYT, duke shtuar, “brenda pak vitesh, kjo do të jetë realiteti”.

Efektet kundër plakjes së ekstraktit të farave të rrushit

Në një studim të botuar në revistën Nature Metabolism, shkencëtarët arritën të zgjasin me sukses jetëgjatësinë dhe shëndetin e minjve, duke përdorur një përbërës të ekstraktit të farës së rrushit – procianidin C1 (PCC1), duke hedhur themelet për studime të mëtejshme klinike.

Plakja qelizore ndikon në një masë të madhe në plakje, një proces që ndodh kur një qelizë nuk është në gjendje të përmbushë funksionin e saj biologjik në trupin e një personi. Ajo që kanë bërë studiuesit vitet e fundit është se kanë gjetur një klasë ilaçesh të quajtura senolitikë, të cilët janë të aftë të shkatërrojnë qelizat e plakura në laborator dhe në modelet shtazore.

Ky është një hap i rëndësishëm në zvogëlimin e një sërë sëmundjesh kronike që lidhen me moshën dhe mund të jetë i dobishëm në rritjen e jetëgjatësisë.

Për çfarë shërbejnë kapsulat kundër plakjes së Lonvi-t?

Lonvi ka pretenduar se mund të izolojë molekula në farën e rrushit që mund të vrasin qelizat zombi ose qelizat e plakjes që nuk vdesin, dhe të dëmtojnë qelizat e shëndetshme. Gjithashtu besohet se firma ka gjetur një mënyrë për të prodhuar kapsula që përmbajnë përqendrime të larta të këtyre.

“Kjo nuk është vetëm një pilulë tjetër. Ky është zgjidhja më e mirë”, tha për NYT Yip Tszho, i njohur edhe si Zico, drejtori ekzekutiv i Lonvi-t.

Startup-i thotë se së bashku me një stil jetese të shëndetshëm dhe kujdes mjekësor, pilulat e tij mund t’i ndihmojnë njerëzit të jetojnë deri në 100-120 vjet.

David Furman, një profesor i asociuar në Institutin Buck, një qendër kërkimore biomjekësore në Universitetin Stanford, i tha NYT se pilulat “duken premtuese”, por kërkohen prova klinike më të gjera.