Doktor Michael Mosley ka zbuluar se i pëlqen numrat, aq sa edhe kur ka bërë një dietë në vitin 2012, e ka quajtur atë “Dieta 5:2”. Ai ka treguar se ka qenë i sigurt që ishte një emër i tmerrshëm, por që e bëri të paharrueshëm.
Për këtë arsye, Mosley ka vendosur që të ndajë me të gjithë ne disa nga numrat, me të cilët jeton jetën e tij të përditshme. Për më shumë lexoni dietën e mëposhtme:
1 dush i ftohtë
Unë nuk e dua ujin e ftohtë, por u inkurajova ta provoj pasi bisedova me Mike Tipton, një profesor i fiziologjisë njerëzore në Universitetin Portsmouth. Ai është gjithashtu ekspert në përfitimet e ujit të ftohtë dhe tashmë edhe unë jam fiksuar me të.
Filloj me një dush të ngrohtë, pastaj e ftoh ujin plotësisht dhe përpiqem që të qëndroj për 1 minutë. Sigurisht që më zgjon dhe më pëlqen ndjenja e lodhjes më pas.
Ka dëshmi se një dush i ftohtë çdo mëngjes mund të rrisë sistemin tuaj imunitar dhe të zvogëlojë rrezikun për të marrë një të ftohtë. Kështu që me afrimin e shpejtë të dimrit, kjo mund të jetë diçka që dëshironi ta provoni.
2 shëtitje të shpejta
Dikur mbaja një gjurmues fitnesi dhe përpiqesha që të bëja 10 mijë hapa në ditë. Por tani që kam humbur gjurmuesin, synoj që të bëj disa shëtitje të shpejta në ditë, pasi kjo përshtatet me jetën time. Për të marrë përfitimet më të mëdha shëndetësore, një shëtitje duhet të jetë e shpejtë, të paktën 100 hapa në minutë (120 hapa është shpejtësia e vrapimit).
3 filxhanë me kafe
E dua kafenë për shijen dhe ngritjen e humorit që më jep, por duhet të kem kujdes pasi përndryshe më rritet tensioni i gjakut dhe fle keq.
Doza optimale duket të jetë tre filxhanë në ditë. Në një studim të 50 000 grave, të kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard të SHBA, studiuesit zbuluan se ato që pinin 2 deri në 3 filxhanë kafe në ditë kishin 15 për qind më pak të ngjarë të zhvillonin depresionin klinik, gjatë një periudhe 10-vjeçare se sa ato që pinin 1 ose më pak.
Kjo mund të jetë sepse kafeja është e mbushur me antioksidantë dhe kimikate anti-inflamatore. Decaf nuk kishte asnjë ndikim.
4 gota me ujë
Autoriteti Evropian i Sigurisë së Ushqimit thotë se burrat duhet të pinë 2.5 litra lëng në ditë dhe gratë 2 litra. Por unë personalisht nuk e gjej atë udhëzim të dobishëm.
Në vend të kësaj, unë përpiqem që të pi një gotë të madhe uji me çdo vakt dhe të paktën një tjetër në një moment gjatë ditës. Po ashtu edhe kafe e çaj. Ka dëshmi se pirja e ujit me vaktin tuaj, do të thotë të hani pak.
5 vakte në ditë
Ne të gjithë e dimë se duhet rreth pesë vakte në ditë – ideali duket të jetë tre porcione të perimeve dhe dy porcione frutash. E përpiquni që të bëni frutat dhe perimet të ndryshojnë në ngjyra. Mundohem që të ha perime në çdo vakt (madje shtoj pak në omëletën time të mëngjesit).
6 herë në tualet
Për të qenë i sinqertë, kjo është më shumë një masë se sa ujë po pini, sesa një objektiv i synuar. Njerëzit mbi 60 vjeç gjithashtu shkojnë dy herë në tualet gjatë natës.
Nëse jeni duke shkuar më pak, me siguri që nuk po pini mjaftueshëm. Nëse jeni nga ata që shkojnë para se të dilni nga shtëpia “për çdo rast”, atëherë mund të dëshironi që të shkurtoni, pasi kjo mund të çojë në një fshikëz tepër aktive, me nxitje të shpeshta, të papritura për të urinuar dhe e vështirë për t’u kontrolluar.
Ushtrime 7-minutëshe
Kjo është një nga mënyrat e mia të preferuara të stërvitjes, sepse ju punoni shumë me muskujt dhe gjithçka përfundon kaq shpejt. Ju mund të gjeni aplikacione të shumta falas 7-minutëshe të stërvitjes, të cilat zakonisht përbëhen nga 30 sekonda aktivitet të fuqishëm, pastaj një pushim 10 sekonda para stërvitjes tjetër.
8 orë gjumë
Ne tani e dimë se gjumi është po aq i rëndësishëm për shëndetin sa dieta dhe stërvitja. Ne të gjithë kemi nevoja të ndryshme për gjumë, por tetë orë duket të jetë një objektiv aq i mirë.
9 arra
Nëntë bajame ose arra përbëjnë një grusht të vogël, por që ka një mori dëshmish se kjo sasi çdo ditë është e mirë për zemrën dhe trurin. Përkundër faktit se arrat janë të pasura me yndyrë, përmbajtja e tyre e lartë e fibrave mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.
10 minuta meditim
Mundohem që të kaloj 10 minuta në ditë duke praktikuar meditim të ndërgjegjshëm. Përdor një aplikacion të quajtur “Headspace” dhe kam zbuluar se 10 minuta në mëngjes, të kaluara ulur në një hapësirë të qetë duke u përpjekur të përqendrohem në frymën time, janë të mjaftueshme për të më ndihmuar të fle dhe më qetëson.