Sëmundja e mëlçisë yndyrore ndodh kur grumbullohet shumë yndyrë në mëlçi, gjë që mund të çojë në dëmtime serioze të këtij organi jetësor.
Ekspertët paralajmërojnë se një ndryshim në kohë i dietës është çelësi për parandalimin e komplikimeve dhe përmirësimin e funksionit të mëlçisë. Sipas “Times of India”, lloje të caktuara perimesh janë të pasura me antioksidantë, fibra dhe vitamina që ndihmojnë në uljen e depozitave të yndyrës, nxisin detoksifikimin dhe përmirësojnë funksionin e mëlçisë. Aktiviteti i rregullt fizik dhe një konsum i reduktuar i sheqerit dhe vajit përshpejtojnë më tej rikuperimin.
Spinaqi – një mburojë e gjelbër për mëlçinë
Spinaqi është i mbushur me vitamina E dhe C, si dhe fibra që zvogëlojnë përthithjen e yndyrës. Hulumtimet shkencore tregojnë se konsumi i përditshëm i spinaqit mund të zvogëlojë akumulimin e yndyrës në mëlçi dhe të përmirësojë nivelet e enzimave të mëlçisë.
Brokoli – një detoksifikues natyral
Brokoli përmban glukozinolate, përbërës që ndihmojnë mëlçinë të çlirohet nga toksinat dhe të zvogëlojë stresin oksidativ. Konsumi i rregullt i këtyre perimeve mbështet tretjen e shëndetshme dhe balancon florën e zorrëve.
Lakra jeshile – një bombë antioksiduese
Lakra jeshile është e pasur me fibra dhe magnez, të cilat së bashku zvogëlojnë ruajtjen e yndyrës dhe përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës. Antioksidantët nga lakra jeshile neutralizojnë radikalet e lira që dëmtojnë qelizat e mëlçisë.
Lakra brukseli – luftëtarë të vegjël kundër dhjamit
Kjo perime është plot me fibra dhe vitamina, dhe gjithashtu përmban përbërësin natyral indole, i cili mbron mëlçinë nga inflamacioni dhe parandalon akumulimin e yndyrës. Konsumi i rregullt i lakrës së brukselit mund të ndihmojë në stabilizimin e enzimave të mëlçisë.
Karrota – një burim i vitaminës A
Karrotat janë të pasura me beta-karoten, e cila shndërrohet në vitaminë A, e nevojshme për restaurimin e indeve të mëlçisë. Fibra e karrotës ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak dhe yndyrës, ndërsa përbërjet e saj anti-inflamatore zvogëlojnë inflamacionin e mëlçisë.
Rekomandim i nutricionistit
Nutricionistët rekomandojnë që këto ushqime të përfshihen në dietën ditore në formë të freskëta ose të gatuar lehtë, në mënyrë që të ruhen vitaminat dhe mineralet kryesore.
Së bashku me perimet, rekomandohet të konsumohen të paktën dy litra ujë në ditë, të reduktohen ushqimet me yndyrë dhe të përpunuara, si dhe të mbahet një aktivitet fizik i moderuar, sepse kombinimi i të ushqyerit të duhur dhe zakoneve të shëndetshme jep rezultatet më të mira në rikuperimin e mëlçisë.