Kur kalojmë momente të vështira, të gjithë kemi nevojë për dikë që të na dëgjojë, të na kuptojë dhe të na japë mbështetje emocionale. Por jo të gjitha shenjat e horoskopit njihen për anën e tyre të ndjeshme apo të dashur.
Sipas astrologëve, disa shenja kanë tendencë të jenë më të ftohta emocionalisht, më të rezervuara dhe më pak të prira për të treguar dhembshuri apo për t’u përfshirë në problemet e të tjerëve.
Ja cilat konsiderohen si shenjat më pak të dashura të zodiakut:
Akrepi
Misteriozë dhe të vështirë për t’u lexuar, Akrepët njihen për natyrën e tyre të mbyllur dhe mosbesuese. Ata rrallë hapen emocionalisht dhe zakonisht mbajnë distancë derisa të ndihen plotësisht të sigurt te dikush.
Shpesh japin përshtypjen e njerëzve të ftohtë apo indiferentë, pasi nuk e shfaqin lehtë dhembshurinë. Megjithatë, pas kësaj fasade fshihet një natyrë shumë emocionale, që thjesht nuk i beson kollaj askujt.
Shigjetari
Shigjetarët duan lirinë dhe hapësirën personale më shumë se çdo gjë tjetër. Ata janë energjikë, aventurierë dhe gjithmonë në lëvizje, gjë që ndonjëherë i bën të duken të painteresuar për problemet emocionale të të tjerëve.
Për shkak të fokusit të madh te vetja dhe zhvillimi personal, ata shpesh perceptohen si egoistë apo të distancuar. Megjithatë, kur krijojnë lidhje të forta, tregohen shumë besnikë ndaj njerëzve që duan.
Dashi
Dashi konsiderohet si një nga shenjat më të drejtpërdrejta dhe më pak emocionale të horoskopit. Impulsivë, konkurrues dhe shpesh agresivë në komunikim, ata nuk njihen për takt apo delikatesë me ndjenjat e të tjerëve.
Ata zakonisht vendosin veten dhe objektivat personale në plan të parë, ndërsa ngushëllimi emocional nuk është pika e tyre më e fortë. Në shumë raste, mund të duken të ashpër apo indiferentë, edhe kur nuk e kanë me qëllim.
Megjithatë, astrologët theksojnë se çdo person është unik dhe karakteri nuk përcaktohet vetëm nga shenja e horoskopit, por edhe nga përvojat, edukimi dhe mënyra si zgjedh të ndërtojë marrëdhëniet me të tjerët.
