Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme që prekin organizmin e njeriut modern, sidomos në kohët e sotme, kur stresi, ushqimi jo i shëndetshëm dhe përdorimi i medikamenteve është rritur ndjeshëm.
Një nga sëmundjet që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës është ulçera e stomakut, një gjendje që, nëse neglizhohet, mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin.
Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon çfarë është ulçera e stomakut, cilat janë simptomat kryesore, si ndikon mënyra e jetesës në shfaqjen e saj, dhe më e rëndësishmja si mund të ndihmojmë veten me trajtime natyrale.
“Ulçerat janë plagë të rrumbullakëta, të malçesuara dhe shpesh të qelbëzuara, që shfaqen në mukozën e brendshme të stomakut. Ato vijnë si pasojë e dëmtimit të shtresës mbrojtëse, duke lejuar acidin tretës të dëmtojë indin e gjallë. Një nga shkaktarët më të zakonshëm është bakteri Helicobacter pylori, i cila ngjitet në muret e brendshme të stomakut dhe shkakton skuqje, malçim dhe më pas ulçerim të indit”, thekson Merja.
Simptomat kryesore të ulçerës së stomakut janë:
- * Dhimbje në stomak, sidomos nga ora 11:00–13:00 ose gjatë natës
- * Ndjesi ngopjeje e menjëhershme, mungesë oreksi (anoreksi)
- * Urth dhe ndjesi djegieje në faring, ngjirje zëri të shpeshtë
- * Djegie në gjoks
- * Humbje peshe
- * Të vjella të përgjakshme
- * Jashtëqitje me ngjyrë të zezë si qymyr ose asfalt, feçe e lidhur por e hollë
- * Reagime të forta ndaj ushqimeve pikante, turshive, hudhrës etj.
“Shkaqet kryesore të ulçerës së stomakut janë stresi dhe ankthi, të cilat ndikojnë në rritjen e aciditetit. Ushqimi i pashëndetshëm, veçanërisht ushqimet pikante dhe të tharta, gjithashtu alkooli dhe duhani irritojnë mukozën e stomakut, përdorimi i medikamenteve si aspirina dhe holluesit e gjakut si dhe prania e infeksionit nga Helicobacter pylori”, thekson Ylli Merja.
Në rast të jashtëqitjeve të zeza dhe me erë të rëndë, kur feçet janë të holla dhe të ngjitura, nëse ka të vjella me ngjyrë të kuqe të errët – duhet të shkoni urgjentisht te mjeku, pasi këto janë shenja të një hemorragjie të brendshme dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
Merja thekson se është shumë e rëndësishme që problemet me stomakun të kapen që në fillim, ai sugjeron disa kura dhe ushqime që mund të ndihmojnë në qetësimin e stomakut dhe përshpejtimin e shërimit të mukozës
Rekomandime ditore:
- * Në mëngjes, esëll: 200 ml ujë të ngrohtë + 1 lugë mjaltë + 1 lugë çaji vaj ulliri ose vaj basani
- * Pas kësaj: Verë e ngrohtë me mollë të egër 2 lugë + 1 lugë çaji vaj basani
- * 20 minuta më pas: 1 gotë çaj Gastromer
- * Në mëngjes shtoni 1 gliko arre + 1 lugë tahini
- * Në drekë: 200 ml çaj Gastromer
- * Në darkë: 1 lugë ekstrakt balsamik + 1 gotë çaj Gastromer me 1 lugë aloe vera
Ushqimet që mbrojnë stomakun janë: banane me qumësht, sultiash, kos i butë; supa me oriz, makarona, kuinoa; perime të ziera shumë si: brokoli, kungull, karrota, lakër; mishi i bardhë i pulës si dhe çajra bimore: mëllaga e zezë, bishtamithi, lule basani, jamballi, bari i majasëllit, bimë të cilat ulin aciditetin dhe ndihmojnë në rigjenerimin e mukozës.
“Shmangni duhanin dhe pijet me kafeinë, alkoolin dhe pijet e gazuara, ushqimet shumë të ftohta ose shumë të nxehta, ushqimet e tharta, pikante, hudhrën, preshin dhe qepën”, këshillon Merja.
Ulçera e stomakut është një sëmundje serioze, por e trajtueshme nëse diagnostikohet në kohë dhe i kushtohet rëndësia e duhur mënyrës së jetesës. Siç thekson Ylli Merja, natyra ofron mundësi të shumta për të përkrahur organizmin, mjafton që të ndjekim rregullisht trajtime të thjeshta, por të fuqishme. Kujdesi ndaj vetes fillon nga zgjedhjet e përditshme, dhe shëndeti i stomakut është pikënisja e një organizmi të fortë!