Ja përse nuk duhet të merrni vendime në avion: ndryshimi i presionit atmosferik i jep trurit më pak oksigjen dhe e ul performancën e tij
Avioni
Nga Fiona Macrae
Herën tjetër që do të udhëtoni, keni një justifikim shkencor për të mos punuar. Fikeni kompjuterin tuaj portabël, shijoni pamjen, pijet dhe filmat që jepen në avion. Është momenti të qetësoheni dhe të mos mendoni për asgjë tjetër, pasi vetë presioni i ajrit ju bën “më pak të mençur”.
Sipas doktorëve të aviacionit britanik, udhëtimi me avion e bën shumë më të vështirë aftësinë tonë për të menduar.
Profesor Davin Graduell i këshillon udhëtarët të shtrihen dhe të qetësohen, pasi marrja me punë apo edhe plotësimi i fjalëkryqeve nuk do t’ju sjellë asnjë dobi.
Kjo, për shkak se presioni atmosferik në bordin e avionit është shumë herë më i ulët sesa ai i nivelit të detit, duke e bërë të vështirë furnizimin e trurit me oksigjen, e për pasojë duke e ulur shumë performancën e tij.
Zakonisht, kur një avion është në një lartësi 12 kilometra, presioni i ajrit në kabinë është i njëjtë me presionin atmosferik të 2 kilometrave lartësi në një mjedis të hapur.
Profesor Graduell, një ekspert në Kolegjin Mbretëror të Londrës, hedh poshtë mitin se veshja e getave parandalon trombozën gjatë udhëtimeve në avion.
Ai gjithashtu shpjegon se aftësia për të mësuar në lartësinë 2 kilometra ulet ndjeshëm, ndaj truri e ka më të vështirë të marrë informacion të ri. Nga ana tjetër, eksperti shprehet se, avioni, për të njëjtën arsye si më lart, nuk është vendi ideal për të marrë vendime. Edhe aftësia jonë njohëse ulet gjithashtu, duke qenë se trupi ynë është në një mjedis jo të zakonshëm, ai reagon në mënyrë të jashtëzakonshme. Ndaj edhe vendimet që ne marrim në avion, mund të mos jenë shumë të pranueshme, nëse do t’i mendojmë teksa jemi ulur në tokë.
Megjithatë, profesor Granuell shprehet se, nëse jeni mësuar të merrni shumë vendime të rëndësishme në një vend dhe kohë të papërshtatshme, kjo mund të mos ndikojë edhe aq shumë në gjendjen tuaj gjatë udhëtimit në avion.
Personat që nuk janë mësuar, as me marrjen e vendimeve të rëndësishme, por as edhe me udhëtimet e shpeshta me avion, është më mirë që vendimet e tyre t’i marrin me “këmbë në tokë”.
Doktorët e aviacionit britanik shprehen se nëse jeni shumë i aftë në zgjidhjen e fjalëkryqeve apo lojërave të tjera të mendjes, ka mundësi që edhe ta kaloni me sukses provën “shtypëse” të avionit. Por nëse nuk jeni mësuar dhe po bëni për herë të parë diçka të re, ka shumë mundësi të zhgënjeheni dhe të mos arrini rezultatin e duhur.
Kjo shpjegon edhe përse pilotët e kategorisë së dytë nuk mendojnë shumë mirë gjatë pilotimit.
Ata janë mësuar t’i marrin detyrat e tyre në tokë dhe fillimisht t’i zgjidhin ato që aty për të shmangur problemet.
Profesor Graduell shprehet se përgjithësisht biznesmenët dhe femrat e përdorin avionin për të kryer punët e tyre. Për ata që e përdorin internetin gjatë udhëtimit dhe që marrin mesazhe të rëndësishme pune, është më mirë që të mos i kthejnë ato.
Mjekët shprehen se frika e shumë njerëzve ndaj trombozës që mund të përjetojnë në avion, është e pabazë. Këto kushte, të quajtura “sindromi i klasit ekonomik”, zënë të gjithë ata që shkojnë për pushime, ata që udhëtojnë për punë e shumë të tjerë.
Ka shumë pak mundësi që tromboza të ndodhi në avion, përjashtuar rastet me kancer të zhvilluar ose kushte të tjera mjekësore.
Miti se getat të ndihmojnë kundër trombozës është i pavërtetë, por mbajtja e hidratuar e këmbëve dhe ushtrimi i tyre, është një mënyrë e mirë për t’u ruajtur. Avionët janë të sigurt, miliona njerëz udhëtojnë çdo ditë në ta, jepini udhëtimit tuaj qetësi.