Kur keni qenë fëmijë, me siguri keni dëgjuar shumë histori për Babagjyshin. Ju mund të keni pyetur shpesh nëse Santa Claus është një person i vërtetë apo thjesht një personazh imagjinar. Për herë të parë në 1700 vjet, është zbuluar fytyra e vërtetë e figurës historike që frymëzoi Santa Claus-Shën Nikolas e Myra-s, falë teknikave të avancuara mjeko-ligjore.
Sot, bota mund të shohë fytyrën e vërtetë të Shën Nikolas, një i krishterë i hershëm. Nikolas u portretizua si Santa Claus për shkak të personalitetit të tij që jep dhurata. Në fund u lidh me Krishtlindjet, kur zakoni i shkëmbimit të dhuratave u zhvillua deri në pikën ku fëmijët tani gëzojnë për Santa Claus.

Figura mitike u shkri me Babain e Krishtlindjeve në Angli që më shumë lidhej me gostitë dhe lojërat sesa dhuratat duke krijuar më pas personazhin që fëmijët admirojnë sot. Megjithatë nuk ka pasur asnjëherë një imazh për njeriun, miti i të cilit ka tejkaluar jetën e tij. Por falë shkencës, ekspertët kanë arritur të përdorin kafkën e tij për t’i rindërtuar tiparet.
Autori i studimit e përshkroi si një “fytyrë të fortë dhe të ëmbël”. Moraes shton se “çuditërisht përputhej” me “fytyrën e gjerë” që përshkruhet në një poezinë e vitit 1823, “Një vizitë nga Shën Nikolasi”. Përmasat e kafkës së tij ishin arsyeja e fytyrës së gjerë e cila kur kombinohet me mjekrën e dendur, na sjell në mendje imazhin e famshëm të Babagjyshit. Për ta krijuar, ekipi përdori të dhënat e grumbulluara në vitet 1950 nga Luigi Martino me lejen e Centro Studi Nicolaiani. Moraes shpjegon:
Ai ishte një peshkop që jetoi në shekujt e parë të Krishtërimit dhe pati kurajon të mbronte e ndiqte mësimet e Jezusit duke rrezikuar edhe jetën. Ai sfidoi pushtetin duke përfshirë edhe perandorin romak për këtë zgjedhje. Ndihmonte nevojtarët dhe kur njerëzit kërkonin një simbol mirësie për Krishtlindje, frymëzimi erdhi prej tij.
Por eshtrat e shenjtorit tregojnë më shumë sesa fytyrën e tij. Sipas të dhënave të ekspertëve, ai vuante nga artriti kronik në shpinë dhe legen ndërsa kafka kishte kocka të trasha që i shkaktonin dhimbje të shpeshta koke. Ai konsumonte një dietë kryesisht bimore.
