Një studim i ri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zbuluar se ngrënia e pesë porcioneve të frutave dhe perimeve në ditë, mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e gjumit, madje brenda më pak se 24 orëve. 

Studiuesit nga Universiteti i Çikagos vëzhguan 34 të rinj të shëndetshëm dhe zbuluan se ata që konsumonin të paktën pesë kupa me fruta dhe perime në ditë kishin një rritje prej 16% në cilësinë e gjumit, krahasuar me ata që nuk konsumonin asnjë. 

Gjithashtu, ata që zgjidhnin karbohidrate më të shëndetshme, si drithërat e plota, kishin gjumë më të qetë dhe më pak ndërprerje gjatë natës. 

Sipas shkencëtarëve, frutat dhe perimet e pasura me fiber ndikojnë pozitivisht në mikrobiomën e zorrëve, e cila ndikon në neurotransmetuesit e gjumit si serotonina dhe melatonina. 

Ngrënia e mishit të kuq dhe të përpunuar lidhej me fragmentim më të madh të gjumit. 

Një prej autoreve të studimit, e cilësoi zbulimin si “të jashtëzakonshëm”, duke shtuar se ky ndryshim në dietë mund të jetë një mënyrë natyrale, e lirë dhe efektive për të përmirësuar gjumin.