Shpesh nuk janë nevojat reale ato që na shtyjnë të blejmë, por emocionet, momentet e dobësisë apo thjesht zakoni. Kjo sjellje, me kalimin e kohës, mund të ndikojë negativisht në financat tona dhe të krijojë stres të panevojshëm. Pikërisht për këtë arsye, është e rëndësishme të mësojmë si të kontrollojmë shpenzimet dhe të ndërtojmë zakone më të zgjuara financiare. Më poshtë do të gjeni 5 këshilla praktike që ju ndihmojnë të shmangni shpenzimet e panevojshme dhe të menaxhoni më mirë paratë tuaja çdo ditë.

Bëj listë para çdo blerje

Para se të shkosh në supermarket ose të blesh online, shkruaj çfarë të duhet vërtet. Kjo ul blerjet impulsive dhe të mban fokus vetëm te nevojat.

Vononi blerjet tuaja

Jepini vetes 24 orë për të menduar për diçka që dëshironi të blini. Lërini artikujt në karrocën tuaj dhe largohuni fizikisht nga telefoni ose laptopi. Pas kësaj periudhe, merrni parasysh nëse i dëshironi akoma.

Përcaktoni buxhetin dhe kursimet tuaja

Të kesh një buxhet të qartë dhe ta rishikosh atë çdo muaj është një ide e mirë për të mos humbur kot. Krijimi i një buxheti fiks do t’ju ndihmojë të mbani përgjegjësi kur të doni të bëni pazar.

Gjeni mbështetje

Rekomandohet që të keni një partner të përgjegjshëm që t’iu kontrollojë një herë në muaj. Ky mund të jetë një bashkëshort, partner, mik apo dikush që po punon gjithashtu për shëndetin e vet financiar. Bëni check-in mujor ku ndani sinqerisht se si jeni dhe merrni reagime dhe mbështetje.

Bëni diçka tjetër

Nëse ndiheni të shqetësuar, të stresuar ose të trishtuar dhe e gjeni veten duke bërë pazar, ndaloni dhe bëni diçka tjetër. Bëni një shëtitje, dëgjoni muzikë ose telefononi një mik.