Nuk do të provoja diçka të re pa pëlqimin e partnerit
Çdo eksperiencë e re seksuale duhet të diskutohet më parë, në mënyrë që të dy partnerët të ndihen të sigurt dhe të jenë dakord.
Nuk do të shtiresha sikur përjetova orgazëm
Seksi i mirë nuk duhet domosdoshmërisht të përfundojë me orgazëm. Heqja e presionit për të “arritur rezultatin” mund ta bëjë përvojën më të këndshme.
Nuk do të kontrolloja fantazitë seksuale të partnerit
Fantazitë janë pjesë normale e seksualitetit. Të kesh një fantazi nuk do të thotë domosdoshmërisht se dëshiron ta realizosh atë ose se nuk je i/e kënaqur me partnerin.
Nuk do ta turpëroja partnerin për atë që i pëlqen
Të kritikosh dëshirat, fantazitë, mënyrat e paraqitjes apo preferencave seksuale mund të dëmtojë besimin dhe ndjenjën e sigurisë në marrëdhënie.
Nuk do ta turpëroja veten nëse mendja më endet gjatë seksit
Është normale që mendimet të shpërqendrohen ose të shkojnë drejt fantazive. Nuk ka nevojë për turp apo faj; mund të rikthehesh butësisht te momenti kur të duash.
Nuk do ta fajësoja veten për problemet e ereksionit të partnerit
Vështirësitë me ereksionin mund të lidhen me stresin, lodhjen, gjumin, faktorë fizikë apo shumë shkaqe të tjera. Nuk janë domosdoshmërisht tregues i mungesës së tërheqjes.
Nuk do t’u shmangesha bisedave të vështira për seksin
Të flasësh hapur për dëshirat, kufijtë, kënaqësinë dhe problemet seksuale është thelbësore për intimitetin dhe një marrëdhënie të shëndetshme.


