I ftuar në emisionin “Vitality Vibes” këtë javë ka qenë Dr. Eugen Dautllari, okulist-kirurg. Mjek prej më shumë se 15 vite, i specializuar në kirurgjinë e syrit dhe në okulistikë. Së bashku me Ilvi Begollin ata kanë diskutuar gjithçka në lidhje me shëndetin e syrit, si ndikon teknologjia dhe si duhet të kujdesemi ne për gjithçka.

Sipas doktorit cili është kujdesi i duhur për shikimin tek fëmijët dhe cila do të ishte tërheqja e vëmendjes nga prindërit për t’i çuar për një vizitë.

Problemet me sytë mund t’i dallojmë vetëm duke e vëzhguar nëse i afrohet gjërave apo jo, kjo mund të flasë për miopi. A pulit sytë ose i shtrëngon që të mundohet të fokusojë kjo mund të flasë për astigmatizëm ose hipermetropi. Pra ti e shikon kur fëmija nuk përgjigjet ose kur ke një diçka larg teje ia bën me dorë dhe ai nuk kthen përgjigje atëherë patjetër që e kupton që ai ka një problematikë me shikimin. Simptomat më të shpeshta janë kur i afrohet ekraneve, fërkimi i syve po ashtu sepse shpeshherë kombinohet me tharje dhe procese alergjike. 

Përveç këtyre problematikave sigurisht që ka edhe anomali të lindura, për të cilat doktori bëri një analizë shumë të detajuar kur Ilvi e pyeti në lidhje me cilndrin.

Cilindri është xhami që korrigjon astigmatizmin, i cili është forma e çregullt ose forma vezake jo sferike e kornesë e xhamit të syrit. Forma e syrit në 90% ose 99% të rasteve nuk ndryshon gjatë rritjes së njeriut. Prandaj dhe themi se astigmatizmi është  i lindur.