Këshilla – Një femër e organizuar, që ka një jetë të plotësuar dhe që funksionon e pavarur prej kujtdo, do të ishte një bekim për jetën tuaj, por nuk do të jetë e thjeshtë t’i bëni përshtypje. Zbuloni sekretet për të qenë një partner ideal për një femër ideale
Nëse keni vendosur t’i lini pas vajzat e papjekura që sapo kanë filluar jetën prej të rrituri dhe të dilni me femra të vërteta që e kanë plotësuar jetën e tyre sipas dëshirave dhe që nuk kanë nevojë për ndihmën tuaj, nuk do të jetë edhe aq e thjeshtë, por ama ka për t’ia vlejtur!
Faktet
- Ajo dëshiron që t’i bëni ju planet. Robert Frost e ka thënë më së miri: “Dashuria është një dëshirë e parezistueshme për të qenë i dëshiruar në mënyrë të parezistueshme”. Nëse e doni atë, befasojeni duke bërë një plan. Është e vërtetë, ndërmarrja e iniciativave do të thotë se jeni të aftë për të marrë përsipër një përgjegjësi dhe për ta çuar atë deri në fund.
- Jini specifik. Shpesh ajo mund të dojë të dijë vendin dhe kohën përpara se të takoheni. Ky quhet ‘planifikim’ paraprak. Ajo nuk do të lodhet duke menduar se përse ju nuk e keni telefonuar për të lënë një takim. Aq më pak ta telefononi për t’u takuar në një afat kohor nga lajmërimi në takim. Tregohuni të kujdesshëm dhe planifikoni paraprakisht në mënyrë që ajo të jetë e përgatitur.
- Merrni vendime. Për shkak se supozohet që po dilni me një femër të pjekur, duhet të jeni edhe vetë të tillë. Një mënyrë për këtë është të merrni vendimet se ku do të shkoni për drekë ose darkë. Meqenëse me shumë gjasa ajo merr vendime gjithë ditën, është në fshehtësi e gatshme që t’ju lërë ju në dorë të merrni ca vendime që do ta çlodhin.
- Ajo është feministe. Mos e takoni me miqtë tuaj shumë mbrojtës ndaj gjinisë mashkullore. Ajo do të mërzitet prej komenteve të tyre të papjekura, jo të respektueshme dhe kështu do të humbni pikë në sytë e saj, pasi do të mendojë që në fund të fundit ju shoqëroheni me këta persona.
- S’ka lojëra fjalësh. Thoni atë që doni dhe nënkuptoni atë që thoni. Dhe për më tepër, nëse e pëlqeni atë, por nuk jeni gati për diçka të vërtetë, bëni mirë t’ia thoni, pasi nuk ka kohë për të humbur me pasiguritë tuaja. Mos harroni se po flasim për një femër të kompletuar, që nuk ka nevojë për gjysma, por për një mashkull të plotë.
- Reagimet për gabimet tuaja s’do të jenë të lehta. Një femër e plotësuar dhe që e ka vënë jetën në vijë, nuk do t’jua mbulojë veprimet tuaja qesharake me justifikime nga mendja e saj. Veproni siç duhet ose ndryshe do të përfundoni duke marrë pasojat që meritoni. Dhe nëse e tradhtoni me një tjetër dhe ajo ju kap së bashku… Zoti qoftë me ju!
- T’i bëni përshtypje s’do të jetë e lehtë. Mos mendoni se aspektet e mbetura nga jeta juaj prej mashkulli beqar apo të qenët në një grup muzikor, do t’i bëjë asaj ndonjë përshtypje të madhe. Gjithashtu, tregohuni të kujdesshëm me daljet gjatë netëve të para të javës, askush nuk e bën veçse në dëshpërim.
- Ajo pret ta dëgjoni. Ngulja e syve në fytyrën e saj gjatë kohës që ajo flet, nuk do të bëjë punë. Një femër e realizuar nga jeta dëshiron dikë që e dëgjon vërtet. Për më tepër ajo do ta kuptojë se kur shtireni sikur e dëgjoni dhe kur e dëgjoni vërtet. Është diçka femërore, ndaj ruhuni!
- Celulari është i ndaluar. Nëse keni dalë për një darkë, celulari juaj do të jetë një ‘mik’ i paftuar. Qëndrimi në telefon gjatë kohës që po hani vaktin, është një sjellje tejet e papërshtatshme. Për më tepër, ajo është po aq e zënë sa ju, por nuk po kryen punën e saj në tavolinë me ju. Rregullojini punët përpara se të dilni me të. Mos harroni, po dilni me një femër dhe jo një vajzë!
- Ajo do që ta telefononi. Mos u përpiqni të përdorni mesazhet për të biseduar me të. Telefonatat me zë do të jenë të vetmet mënyra komunikimi mes jush në shumicën e kohës.
- Nëse dërgoni mesazhe, kujdes me kohën! Këto ditë njerëzit i marrin celularët e tyre kudo, ndaj justifikimet për të mos kthyer përgjigje në kohë, janë thuajse zero. Nëse do t’ju duhen orë për të dërguar një mesazh, jeni të mbaruar…
- Ajo nuk do të lëkundet. Kjo femër e di se çfarë do. Ajo nuk do ta ndryshojë mendjen sa hap e mbyll sytë. Për më tepër, ajo nuk do të marrë vendime të lëkundura. Tregohuni të kujdesshëm, keni përpara një femër të kompletuar që mund t’ju befasojë me vendosmërinë e saj.
- E prezantoni me prindërit vetëm nëse e keni seriozisht. Mos luani shtëpiash me të. Loja e martesës ishte e këndshme kur bëhej fjalë për moshën 30-vjeçare, por tani nuk ka të njëjtin efekt. Sa për prindërit tuaj, nuk e tërheqin nëse nuk do të keni një të ardhme.
- Mos bëni marrëzi në rrjete sociale. Bie fjala, të postoni foto me vajza të tjera në internet. Ajo ka për ta parë dhe nuk do t’i bëjë ndonjë përshtypje të madhe. Për më tepër, nuk do të bëhet xheloze prej faktit që dolët me shokët dhe bëtë një foto me femrën e parë që patë.
- Jini spontanë. Punoni shumë, kënaquni shumë. Befasojeni atë me çdo gjë, që nga mëngjesi në shtrat te planifikimi i një fundjave në plazh, sepse java e atyre që e kanë jetën të organizuar nuk është aspak e lehtë.
- Bëni çfarë thoni. Nuk ka kohë për lojën ‘po them diçka sa për të të bërë përshtypje’. Nëse thoni diçka, bëjeni. Do të ishte një zhgënjim i madh që s’do të harrohej lehtë.