Xhinxher është një nga erëzat më të fuqishme të globit. Atë e gjejmë të freskët, të thatë e në formën e pluhurit. Xhinxheri është një nga erëzat më të shëndetshme, falë ushqyesve dhe përbërësve bioaktivë që përmban. Nëse nuk e keni përdorur deri më tani, lexoni këtë artikull dhe zbuloni 8 ndryshimet pozitive që i ndodhin organizmit falë konsumit ditor të xhinxherit.
Tretja
Përbërësit e xhinxherit zbusin irritimin në sistemin tretës. Ato stimulojnë prodhimin e pështymës dhe lëngjeve biliare dhe lehtësojnë lëvizjen e ushqimeve nëpër sistemin tretës. Konsumi i xhinxherit përpara vakteve përshpejton përpunimin e ushqimit në stomak dhe përmirëson tretjen me 50 për qind. Çajin e xhinxherit mund ta përgatisni duke zier në një gotë ujë 2-3 cm xhinxherit në feta.
Të përzierat
Nëse përjetoni të përziera, atëherë konsumoni 1 deri në 2 gramë xhinxher në ditë.
Dhimbjet
Një studim të cilit i referohet, zbuloi se konsumi ditor i xhinxher zbut dhimbjet muskulare me 25 për qind.
Sëmundjet e zemrës
Studimet kanë treguar diabetikët që konsumojnë dy gramë xhinxher pluhur çdo ditë, shijojnë uljen e nivelit të sheqerit në gjak me 10 për qind. Niveli i lartë i sheqerit në gjak është një faktor madhor rreziku për sëmundjet e zemrës.
Parazol
Do t’i harroni papilomat për një javë! Merreni dy herë në ditë!
Ulja e Kolesterolit
Ekspertët thonë se konsumi ditor i të paktën 3 gramëve xhinxher (në formën tuaj të preferuar) mundet të ulë ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak.
Inflamacioni
Inflamacioni është përgjegjës për një sërë sëmundjesh që i kanosen organizmit. Më e përhapura është osteoartriti që prek kyçet. Ekspertët shprehen se konsumi ditor i ekstraktit të xhinxherit zbut dhimbjet dhe nevojën për të marrë medikamente.
Qelizat e dëmshme
Substancat mirëbërëse të xhinxherit janë duke u testuar për rolin e tyre në trajtimet tumoriale. Një studim zbuloi se konsumi ditor i 2 gramëve të ekstraktit të xhinxherit , pakëson numrin e molekulave nxitëse të inflamacionit në sistemin tretës.
Shëndeti mendor
Plakja është një proces që mund të përshpejtohet nëpërmjet një sërë faktorësh siç është inflamacioni kronik apo stresi oksidues. Të dhënat e tregojnë se antioksidantët te xhinxheri pengojnë reagimet inflamatore të trurit. Konsumi ditor i xhinxheri përmirëson kujtesën dhe shëndetin e përgjithshëm mendor. Përdoreni xhinxherin në gatim ose çaj për 30 ditë për të parë ndryshimin.



