Për vite të tëra, gratë që përjetonin shqetësime të ndryshme si, pagjumësi dhe luhatje humori gjatë moshës së mesme, shpesh nuk pranoheshin nga mjekët me justifikimin se i imagjinonin simptomat e tyre. Por studimet e reja na konfirmojnë se këto janë ndryshime reale që truri pëson gjatë periudhës së menopauzës.
Studimet e bëra me gratë para, gjatë dhe pas menopauzës tregojnë ndryshime të rëndësishme në strukturën e trurit, lidhjen dhe metabolizmin e energjisë. Këto ndryshime janë të dukshme në skaner dhe ndjehen nga shumë gra, thotë neuroshkencëtarja Lisa Mosconi, autore e “Trurit të menopauzës”.
Për më tepër, aftësia e trurit për të metabolizuar glukozën bie, gjë që mund të shpjegojë simptomat e zakonshme të menopauzës. Për fat të mirë, këto simptoma janë shpesh të përkohshme. Shumica e grave zbulojnë se simptomat e tyre përmirësohen ose zhduken pas menopauzës, duke shpjeguar se “truri po përshtatet me biologjinë e tij te re”. Këto përshtatje i lejojnë gratë të jetojnë një pjesë të konsiderueshme të jetës së tyre pas menopauzës.
Roli i estrogjenit në tru
Estrogjeni rregullon sjelljen, funksionin konjitiv dhe shëndetin neuronal. Gjatë menopauzës, nivelet e estrogjenit bien ndjeshëm, duke prekur rajone të ndryshme të trurit:
-Hipotalamus: Rregullon temperaturën e trupit, duke çuar në afshe të nxehta.
-Hipokampus: rëndësishëm për të mësuarit dhe kujtesën, duke ndikuar në njohjen.
-Amigdala: Ndikon në përgjigjet emocionale.
-Trungu i trurit: Rregullon ciklet gjumë-zgjim.
Evolucioni i trurit të grave
Truri i grave ndryshon gjatë pubertetit, shtatzënisë dhe menopauzës. Neuronet dikur thelbësore për menstruacionet dhe shtatzëninë nuk janë më të nevojshme, duke çuar në një “rinovim”, thotë Mosconi.
Ndërsa është e paqartë nëse këto ndryshime mund të parandalohen, ndalohen ose kthehen, disa duket se janë të përkohshme. Studimet tregojne se aktiviteti i trurit stabilizohet dhe vëllimi i lëndës gri mund të rikthehet pas menopauzës. Nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar më mirë këto ndryshime.
Menaxhimi i simptomave të menopauzës
Një kombinim i një stili jetese të shëndetshëm dhe ndërhyrjeve farmaceutike mund të lehtësojnë kalimin në menopauzë. Përveç mjekimeve, një dietë e shëndetshme, stërvitje e rregullt dhe gjumë i mirë mund të ndihmojnë në një menopauzë më të qetë.
