Jemi shumë pranë festave të fundvitit dhe një eksperte ka ndarë një truk se si të përballoni hangoverin e natës së Vitit të Ri. Çelësi qëndron në ushqimet që konsumoni para se të filloni të pini alkool dhe ka një ushqim që ajo rekomandon në veçanti, djathin. Ekspertja e cila në TikTok njihet me emrin Neenz, shpjegoi: “Nëse planifikoni të dilni dhe të pini alkool, ngrënia e djathit mund të zvogëlojë rrezikun e një ‘hangover’. Djathi është i pasur me proteina, yndyra dhe karbohidrate komplekse që mbulojnë stomakun dhe zvogëloni përthithjen e alkoolit”.

Përveç kësaj, ajo shtoi se djathi mund të ndihmojë trupin të metabolizojë alkoolin dhe të mbrojë mëlçinë nga dëmtimi. Djathi është gjithashtu i pasur me vitaminë B dhe kalcium, të cilat humbasin nga trupi gjatë konsumimit të alkoolit. Kaliumi është i rëndësishëm sepse përmirëson funksionin e nervave dhe muskujve, ndërsa vitamina B është thelbësore për energjinë dhe metabolizmin.

Megjithëse zgjidhja më e mirë është të shmangni alkoolin, nëse tashmë po planifikoni ta pini, provoni të hani pak djathë fillimisht.

Nëse keni një hangover, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje ilaçeve që merrni. Doktori Karan Rangarjan nga Universiteti i Sunderland paralajmëroi se marrja e paracetamolit pas pirjes së alkoolit mund të jetë e rrezikshme për mëlçinë. Ai shpjegoi se si paracetamoli ashtu edhe alkooli shpërbëhen në komponime toksike në trup. Për të neutralizuar këto komponime, trupi prodhon një kimikat të quajtur glutation. Megjithatë, kur alkooli dhe paracetamoli kombinohen, mëlçia mund të mos prodhojë mjaftueshëm glutacion për të neutralizuar të dy përbërësit.

Po kërkoni të pakësoni pijet alkoolike këtë sezon festash? Ekspertët ndajnë këshillat e tyre kryesore. “Festimet shpesh përqendrohen rreth alkoolit,” thotë Dr. Stephen Holtsford, drejtor mjekësor në Qendrat e Rimëkëmbjes së Amerikës. “Në vend të kësaj, planifikoni ngjarje aktive ku tërheqja kryesore është diçka tjetër përveç konsumit të alkoolit.” Kjo mund të nënkuptojë të ftoni miqtë për të parë dritat e festave në lagjen tuaj (me gota me çokollatë të nxehtë gati) në vend që të organizoni një koktej.