Entuziazmi me të cilin hyjmë në vitin e ri është si fishekzjarrët. Shpërthimet kalojnë shpejtë, kështu ndodh edhe me dëshirat. Por nëse i kushtoni vëmendje disa gjërave, viti 2025 mund të jetë një vit i mirë.

“Gabimi më i madh është kur planifikon shumë gjëra në të njëjtën kohë”, thotë eksperti i psikologjisë së sportit dhe punës, Mario Schuster. Dikush nuk planifikon thjesht ta lë duhanin, por dëshiron të heqë ëmbëlsirat, të mbajë dietë, të heqë dorë nga alkooli, të vrapojë… thjesht planifikon të mbingarkohet. Për të kapërcyer zakonet e vjetra, na duhet vullnet”-shpjegon Schuster. Ndaj është e rëndësishme që gjërat të realizohen një nga një.

Tani duhet të përcaktojmë një qëllim ku të përqendrohemi. Por cili është qëllimi? Të gjitha synimet tona janë të arsyeshme dhe kanë kuptim. “Por arritja e tyre duhet të sjellë kënaqësi”. “Ne kemi nevojë për një qasje pozitive ndaj ndryshimit,” thotë Schuster.

“Duhet të le duhanin” dhe “Dua ta le duhanin” dallojnë pak nga ana gjuhësore, por dallimet psikologjike janë shumë të mëdha mes dua dhe duhet. Nëse dikush ka ngelur në divan gjatë gjithë vitit dhe vitin e ardhshëm ka ndërmend të shkojë në palestër ose të vrapojë katër herë në javë, ndoshta ka shtruar kërkesa shumë të mëdha. Dikush që preferon të kalojë kohë në divan para televizorit, mund të jetë i kënaqur nëse e detyron veten të shkojë në një aktivitet sportiv dy herë në javë.

“Rregullësia është më e rëndësishme se intensiteti,” shpjegon ai. Ju keni zgjedhur një qëllim dhe keni filluar t’i jepni formë. “Në atë pikë, mund të ndihmojë t’u tregosh disa njerëzve”, thotë psikologu, duke shpjeguar se një premtim që i bëjmë vetes në heshtje është i lehtë për t’u thyer, ndërsa ai që shprehet me zë të lartë ka forcë më të madhe detyruese.

Pas motivimit vjen rënia. “Në asnjë rrethanë nuk duhet të gjykoni veten nëse nuk arrini të bëni diçka që keni planifikuar,” paralajmëron Schuster. Vështirësitë dhe pengesat janë normale, por nuk duhet të heqim dorë nga synimet. Ndonëse kthimi tek gjërat e vjetra nuk duhet të përcillet me probleme dhe gjykime, sepse kjo ndodh shpesh, është normale.

Në vend të keqardhjeve, fokusi duhet të jetë tek sukseset, edhe ato më të voglat. Edhe qëllimet e mira mund të jenë të këqija. Këtu bën pjesë edhe vendimi “duhet” apo “dua”. Kur përjetojmë një kolaps në përcaktime, atëherë edhe dënimi i vetvehtes mund të dëmtojë dhe të humbasim besimin për të arritur atë që kemi vendosur të bëjmë. Ndaj duhet të jemi të kujdeshshëm me vetvehten dhe synimet tona.