Shumë çiftet përballen me stresin e përditshëm që rrit tensionin në marrëdhënie. Një situatë e zakonshme është ajo e Mandy dhe John, sipas “Focusonthefamily.com”, të cilët pas një dite të gjatë ndihen të lodhur dhe të irrituar, duke u përfshirë në një grindje që mund të ishte shmangur.

Ekspertët thonë se reagimet ndaj stresit zakonisht janë tre llojesh: ikje, luftë ose ftohje.

Disa njerëz përpiqen të shmangin ndjenjat e pakëndshme duke u përqendruar në punë, duke u përpjekur të “rregullojnë” emocionet e të tjerëve, ose duke u tërhequr emocionalisht.

Një metodë e efektshme për çiftet është Rruga e Rehatimit (Comfort Circle), e cila ka katër hapa:

1. Vetëdija dhe vëzhgimi i partnerit– identifikoni reagimet tuaja dhe të partnerit ndaj stresit.

2. Angazhimi për të eksploruar stresin – pyesni partnerin për ndjenjat dhe përvojat e tij.

3. Hulumtimi i stresit – dëgjoni me empati, përdorni fjalët e shpirtit për të kuptuar emocionet e partnerit.

4. Zgjidhja e stresit – pyesni “Si mund të të ndihmoj?” dhe ofroni mbështetje emocionale, jo kritika.

Një çift tjetër në studim tregojnë se kjo metodë u ndihmoi të kuptojnë lidhjet midis stresit aktual dhe plagëve emocionale të fëmijërisë, duke sjellë lehtësim dhe lidhje më të fortë.

Lista e ndjenjave për të ndihmuar në diskutimet: traumatizuar, i zemëruar, i tradhtuar, i përbuzur, i ngarkuar, i mbingarkuar, i vetmuar, i hutuar, i padukshëm, i mahnitur, i shqetësuar, i trishtuar, i turpëruar, i zhgënjyer.

Metoda thekson rëndësinë e dëgjimit dhe empatisë për të ndihmuar çiftet të kalojnë stresin pa u përfshirë në konflikte të kota.