Ekspertët e gjumit dhe Fondacioni Kombëtar i Gjumit në SHBA kanë zbuluar se temperatura ideale për gjumin gjatë natës është rreth 18.3°C. Kjo temperaturë ndihmon trupin të përputhet me rënien natyrale të temperaturës trupore para gjumit, duke e lehtësuar kalimin në fazat e thella dhe rigjeneruese të gjumit.
Kur ambienti është shumë i ngrohtë ose shumë i ftohtë, cilësia e gjumit ndikohet negativisht, duke shkaktuar zgjime të shpeshta dhe lodhje në mëngjes.
Një dhomë më e freskët përmirëson gjithashtu prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon ciklin e gjumit. Ekspertët sugjerojnë që, nëse ke vështirësi për të fjetur mirë, ndoshta është momenti të rregullosh temperaturën në dhomë.

