Njerëzit shpenzojnë mesatarisht 4.8 orë në ditë në celularët e tyre, sipas firmës së monitorimit të aplikacioneve App Annie.

Raporti i App Annie tregon se aplikacionet janë shkarkuar 230 miliardë herë në vitin 2021, ndërsa janë shpenzuar 170 miliardë dollarë përmes tyre. TikTok ishte aplikacioni më i shkarkuar në mbarë botën, me përdoruesit që shpenzonin 90 për qind më shumë kohë atje krahasuar me vitin 2020.

“Ekrani i madh po vdes ngadalë pasi celulari vazhdon të thyejë rekorde në pothuajse çdo kategori – koha e shpenzuar, shkarkimet dhe të ardhurat”, tha shefi ekzekutiv i App Annie, Theodore Krantz.

Firma monitoruese parashikoi që, deri në gjysmën e dytë të këtij viti, TikTok do të kalonte 1.5 miliardë përdorues aktivë mujorë.

Koha mesatare e shpenzuar në aplikacionet celulare ishte katër orë e 48 minuta, 30 për qind më shumë nga viti 2019, tregoi raporti i gjendjes celulare të App Annie.

Kjo u llogarit në dhjetë tregje, duke përfshirë Indinë, Turqinë, SHBA-në, Japoninë, Meksikën, Singaporin dhe Kanadanë.

Përdoruesit në Brazil, Indonezi dhe Korenë e Jugut i kaluan pesë orë në ditë.

Nga ajo kohë, shtatë nga çdo 10 minuta shpenzoheshin në aplikacione sociale, fotografike dhe video, me TikTok kryesues, sugjeroi raporti.

Ekosistemi celular në përgjithësi mbetet shumë i shëndetshëm, me dy milionë aplikacione dhe lojëra të reja të lançuara në vitin 2021 dhe numrin e aplikacioneve që fitojnë më shumë se 100 milionë dollarë me 20 për qind, sipas raportit.

YouTube ishte aplikacioni më i popullarizuar i transmetimit të videove në mbarë botën, duke arritur më shumë se një milion shkarkime në 60 vende të ndryshme. Netflix doli i dyti në shumë rajone.

Lojërat celulare gjithashtu u rritën – me njerëzit që shpenzuan 116 miliardë dollarë për to. Disa përdorues janë ankuar për numrin e reklamave në lojëra të tilla, por reklamimi i aplikacioneve në përgjithësi po shkon jashtëzakonisht mirë, me shpenzimet globale që kaluan 295 miliardë dollarë vitin e kaluar.