Muaji i parafundit i vitit sjell surpriza për disa shenja që do të jenë me fat në marrëdhëniet dashurore. Takime të befta e ndjenja të vërteta, duhet të dëgjoni emocionet këtë nëntor.
Demi
Qëndrueshmëri, qetësi e një zotim për të ndërtuar diçka me shumë kuptim. Planetët sjellin atmosferën e duhur për të thelluar raportet e reja nga njëra anë, si dhe për ringjalljen e lidhjeve që nuk kanë më atë gjallërinë e dikurshme. Diferencën e bëjnë veprimet e vogla të dashurisë, se janë ato që zgjedhin të flasin duke zëvendësuar fjalët.
Gaforrja
Emocione dhe energji të mira për Gaforren, në pjesën e mbetur të nëntorit. Nevoja e madhe për afrimitet do të marrë përgjigje, me krijimin e mundësive të reja. Nuk ka dyshime se ky duket të jetë muaji perfekt për lidhje të bazuara, në besimin reciprok e në ndjenja. Eshtë menduar edhe për të zhgënjyerit. Ju pret një fillim i ri, domethënë një dashuri e madhe.
Shigjetari
Nëntori e shtyn drejt emocioneve të reja, me eufori dhe zbulime, shenjën e Shigjetarit. Yjet favorizojnë flirtet që lindin spontanisht, mbase në një udhëtim ose në një takim të paplanifikuar. Ky është një muaj që e fton Shigjetarin të jetojë pa detyrimin që sjell fjala “duhet”, por duke dëgjuar instinktet e kapur çastin.
Peshqit
Për Peshqit, dashuria kalon në plan të parë me imagjinatën dhe fuqinë e saj romantike. Planetët forcojnë marrëdhëniet dhe lidhjet e sinqerta që lindin nga lidhja e thellë emocionale, jo tërheqja sipërfaqësore. Nëntori pritet me emocione intensive dhe është ideal për ata që ëndërrojnë një marrëdhënie solide.
