Krizë financiare, probleme në dashuri, periudhë e vështirë emocionale, gjithmonë ia dalin për t’u rikthyer më të fortë. Besojeni a jo, por universi është vazhdimisht në anën e tyre.
Demi
Demi është një nga ato shenja që rrallë humbet kontrollin, edhe në momentet më të vështira. Sipas astrologëve, sekreti i tyre qëndron te këmbëngulja dhe aftësia për të qëndruar të fokusuar deri në fund.
Kërkon stabilitet, siguri dhe një jetë të rehatshme, ndaj zakonisht punon fort për ta ndërtuar. Ndërsa të tjerët mund të humbasin kontrollin gjatë periudhave stresuese, zakonisht Demi ka gjithmonë një plan rezervë.
Pikërisht kjo e bën të duket “me fat”, pasi nuk dorëzohet lehtë dhe di si t’i menaxhojë problemet me qetësi dhe pragmatizëm.
Shigjetari
Nëse Demi mbështetet te qëndrueshmëria, Shigjetari duket se mbështetet te fati i pastër. Kjo është shenja që lidhet më shumë me bollëkun, aventurën dhe mundësitë e papritura. Nga një promovim i papritur në punë te njohja me personin e duhur në momentin më të papritur, Shigjetarët shpesh duket sikur tërheqin fatin natyrshëm.
Kjo lidhet edhe me faktin se planeti sundues i tyre është Jupiteri, i njohur në astrologji si planeti i fatit dhe zgjerimit. Edhe kur kalojnë periudha të vështira, Shigjetarët kanë aftësinë të rikthejnë optimizmin shumë shpejt dhe rrallë qëndrojnë gjatë të zhytur në negativitet.
Sipas astrologëve, qoftë përmes këmbënguljes apo fatit, këto dy shenja duket se gjejnë gjithmonë një mënyrë për të dalë fituese edhe në momentet më të vështira të jetës.
