A keni dëgjuar ndonjëherë për mukbang? Është fenomeni i cili fillimisht ka lindur në Korenë e Jugut ku ti filmon veten ndërkohë që je duke ngrënë në makinë. Sipas ekspertëve kjo është një metodë e dëmshme jo vetëm nga pikëpamja ushqimore, por që mund ta shndërrojë makinën në një tokë pjellore për bakteret.
Dr.Gareth Nye, profesor i shkencave mjekësore thotë për NewsWeek se ngrënia në makinë mund të shpërndajë ushqimin nëpër hapësira të ndryshme të mjetit dhe mikrobet aty do të vijnë vetëm duke u shumuar. Këtu bëhet fjalë për thërrimet, kalimi nga dora në dorë e ushqimit, por edhe nga piklat e pështymës që mund të bien ndërsa ushqeheni. Profesori u shpreh se gjeti rreth 1500 baktere të ndryshme në një makinë që ishte konsumuar ushqim.
Shpesh vaktet e konsumuara në makinë janë ushqime të parapërgatitura dhe që priren të jenë më pak të shëndetshme. Të ngrënit me nxitim pa e përtypur mirë ushqimin, vështirëson tretjen. Si rrjedhojë do të lindin probleme dhe nuk do të ndjeheni rehat për shkak të shkaktimit të urthit dhe refluksit gastroezofageal.




