Të gjithë kemi provuar dhe ndoshta jemi fansa të mëdhenj të çokollatave Twix, apo jo?
Biskota, karameli dhe çokollata me qumësht që mbështjell gjithçka e bën këtë ëmbëlsirë një ndër më të preferuarat, jo vetëm për fëmijët. Një tjetër detaj që tërhe vëmendje ëhstë paketimi dhe sigurisht emri.
Po e dini se çfarë kuptimi ka “Twix”?
Nëse jo, nuk jeni vetëm, pasi njerëzit vetëm tani po e kuptojnë. Emri bazohet në formën e ëmbëlsirës, në vend që të jetë një emërtim i sajuar për çokollatën. Dhe qëndron për diçka shumë më të gjatë.
Një adhurues i çokollatës shkoi në faqen e mediave sociale Twitter, për të pyetur markën nëse diçka që ata kishin mësuar për origjinën e emrit ishte e vërtetë.
“Kam lexuar që “Twix” është shkurtim i ‘shkopinj biskotash binjake’. A mund ta konfirmoni apo mohoni këtë?”
Twix u përgjigj se përdoruesi ishte afruar por nuk ishte plotësisht i saktë. Ata sqaruan më tej se fjala “Twix” nënkupton “shkopinj binjakë”.
Pra, në anglisht shkopinj është “stix” dhe binjakë “twins”, dhe së bashku del “Twix”. Gjeniale apo jo?