E ftuar në emisionin “Vitality Vibes” këtë javë me Ilvi Begollin ka qenë Dr. Alkerta Ibranji, alergologe-imunologe për të diskutuar më shumë në lidhje me alergjitë që tani me ndryshimin e stinës dhe me ardhjen e dimrit që prekin shumë njerëz dhe jo vetëm kaq…
Ata gjatë intervistës janë ndalur edhe tek alergjitë e rralla, ato forma më pak të zakonshme, por shpeshherë më të rënda, që kërkojnë vëmendje të veçantë dhe diagnostikim të saktë. E tillë si alergjia nga uji, urtikaria akuagjenike.
Urtikaria akuagjenike ose urtikaria nga uji, alergjia nga uji pavarësisht nëse është uji i ftohtë ose i ngrohtë sa herë laget lëkura manifestohen këto elementët e urtikaries si kruarja. Është shumë e rrallë, nuk ka rëndësi nga dushi apo nga deti, mjafton të të laget lëkura me ujë dhe ndodh fenomeni.
Doktoresha u ndal edhe tek alergjia nga dielli për të cilën shpjegoi se:
Siç është bekim për shumicën, për shumë pak njerëz është një mallkim për cilësinë e jetës pasi janë disa frekuenca rrezesh nga dielli të cilat provokojnë simptomat e një sëmundje pikërisht tek vendet e ekspozimit. Është një patologji e rrallë, por që realisht këta pacientë nuk duhet që të shikojnë diellin me sy sepse nuk jep vetëm urtikarie por mund të shkaktojë deri në anafilaksi që është forma më e rëndë e alergjisë me vështirësi në frymëmarrje, me ënjtje të fytit, me të vjella dhe diarre dhe deri në arrest kardiak, në pushim të zemrës mund të shkojnë alergjitë.
