Java nga 6 deri më 12 tetor 2025 sjell një tranzicion të fuqishëm në qiellin astrologjik: Venusi përgatitet të ndryshojë pozicion, Merkuri nxit komunikimin, ndërsa Jupiteri shpërndan fat vetëm tek ata që janë gati ta përdorin me mençuri.

Është një periudhë vendimesh të rëndësishme, si në dashuri ashtu edhe në punë. Disa shenja rikthejnë kontrollin mbi jetën e tyre dhe marrin frymëm me optimizëm.

Ja çfarë duhet të dini:

Uji (Gaforrja, Akrepi, Peshqit): ndjenja të forta dhe kthesë emocionale; kujdes me lodhjen.

Zjarri (Dashi, Luani, Shigjetari): rikthim energjie, por rrezik nxitimi; Venusi do t’i ndihmojë pas datës 13.

Toka (Demi, Virgjëresha, Bricjapi): stabilitet, rezultate konkrete dhe prova të qëndrueshme.

Ajri (Binjakët, Peshorja, Ujori): nevojë për qartësi dhe pushim mendor.

Dhe tani shenjat me fat më në detaj:

Demi – Fitore, forcë dhe stabilitet

Kjo javë të gjen mes më të favorizuarve të horoskopit. Venusi, planeti i dashurisë, është në anën tënde dhe forcon lidhjet emocionale, duke sjellë paqe në marrëdhënie që kishin kaluar tensione.

Takimet e reja janë premtuese, sidomos për beqarët që kërkojnë diçka ndryshe nga rutina.

Në punë, tetori të jep mundësi për t’u dalluar dhe për të konkretizuar ide që i ke punuar në heshtje. Projektet që nisin tani kanë baza të forta dhe mbështetje yjore.

Këshilla e javës: Bëj plane afatgjata dhe mos e humb ritmin — tani është momenti për të ndërtuar diçka solide.

Gaforrja – Qartësi dhe rikuperim emocional

Pas periudhave të paqëndrueshme, më në fund vjen lehtësim. Jupiteri në shenjën tënde sjell rastet që ke pritur, veçanërisht për punën dhe stabilitetin ekonomik. Në dashuri, është koha për të folur hapur, për të rikthyer dialogun dhe për të afruar distancat.

Të mërkurën dhe të enjten

mund të ndodhin takime ose biseda që ndryshojnë rrjedhën e një raporti. Edhe për çiftet e reja, kjo është një javë ndërtuese.

Shëndeti është në përmirësim: tensionet e muajve të shkuar po bien dhe rifiton energjinë.

Këshilla e javës: Fol, mos e shty komunikimin — sinqeriteti është ilaçi yt më i mirë këtë javë.

Virgjëresha – Rikthim i forcës dhe pasionit

Venusi në shenjën tënde ndriçon javën me dashuri, pasion dhe qartësi. Edhe pse muajt e verës kanë qenë lodhës, tani je në fazë ringritjeje të plotë.

Në dashuri, raportet stabilizohen dhe për ata që janë vetëm, mund të lindë një ndjenjë e re, e pastër dhe pa komplikime. Në punë, priten oferta dhe projekte të reja — por zgjidh me kujdes, sepse jo çdo premtim është i sigurt.

Në aspektin fizik, rikuperim i dukshëm. Një rutinë e re e shëndetshme mund të të ndihmojë të rifitosh energjinë.

Këshilla e javës: Mos ki frikë të lësh pas të shkuarën — ajo s’ka më fuqi mbi ty.