Një artiste nga Kalifornia duket se i ka rikthyer artit modern shkëlqimin e tij të dikurshëm! Morsi Houk (Marcey Hawk) ka gjetur një mënyrë krejt origjinale për të pikturuar: penelat janë gjoksi i saj!



Arti modern duket se ka humbur pak respektin nga ai i shumë kohëve më parë! Por është një artiste e re ajo që po përpiqet t’i japë origjinalitet artit të pikturës. Ajo quhet Marci Houk (Marcey Hawk) dhe pikturon duke përdorur gjinjtë e saj si penel.


Pikturat e saj kanë arritur të krijojnë shumë shpejt një popullaritet të madh qoftë te publiku femëror ashtu edhe tek ai mashkullor. Madje edhe shumë persona të njohur, VIP-a, kanë blerë disa nga pikturat e saj. Një pjesë të të ardhurave që ajo fiton i jep për bamirësi.


Origjinaliteti i artistes solli “rinovim” të artit modern


Piktura është një pasion për shumë persona. Historia ka njohur shumë gjeni të pikturës, që janë ndjekur njëri pas tjetrit, duke pasur të gjithë një stil të veçantë. Pjesa më e madhe shfrynin në veprat e tyre gjithçka që i bënte keq. Shumë piktorë kishin edhe probleme mendore, por pikërisht këta arrinin të realizonin vepra të mrekullueshme, të cilat kanë mbetur mjaft të pëlqyera edhe në ditët e sotme. Arti modern, ndoshta, ka humbur pak shkëlqimin e tij, nuk është më aq i rëndësishëm si shumë vite më parë, por ka gjithsesi shumë persona që dëshirojnë të pikturojnë dhe një nga ata është Marci Houk (Marcey Hawk). Marci Houk është një artiste, e cila vjen nga Kalifornia dhe krijon piktura abstrakte duke përdorur gjoksin e saj si penel! “Doja që arti im të ishte shumë intim, erotik, eksplorues dhe unik, me një prekje fantazie. Referencat e mia artistike janë të Van Gogh dhe Jackson Pollock”, është shprehur Marci Houk. Në të vërtetë, ajo i lyen sisët e saj me ngjyra dhe forma të ndryshme, e më pas arrin të krijojë dizenjo abstrakte.


Interesant është edhe fakti që Marci përdor teknika të ndryshme që fillojnë nga efekti turbullues, për të cilin i duhen të dy gjinjtë në kanavacë, dhe vazhdojnë me efektin sferik me Pop, ku asaj i duhet të përdorë vetëm një sisë.


Çmimet e punëve të saj variojnë nga 300 deri në 500 euro, ndërsa ajo ka një dyqan online nëpërmjet të cilit pikturat i shet në të gjithë botën. Admiruesit e këtij arti rriten dita-ditës. Një pjesë të mirë të të ardhurave që fiton falë veprave të saj, ajo ia jep Fondacionit Susan G. Komen, për betejën kundër kancerit. Madje Marci ka disa klientë VIP, që i blejnë pikturat, mes të cilëve janë Hugh Hefner e Russell Brand. Pak origjinalitet duhej pikërisht në botën e artit dhe kjo grua ka gjetur një mënyrë të mirë për ta “rinovuar”.


Çfarë është piktura?


Piktura në aspektin terminologjik nënkupton vizatim ose paraqitje e një motivi të caktuar në sipërfaqeje të sheshtë. Piktura është edhe degë ose disiplinë e artit figurativ, e cila në disa shkolla të mesme dhe universitete studiohet me vite. Motivet pikturale mund të jenë të llojllojshme, nga bota e florës dhe e faunës etj. Stilet e pikturimit janë të ndryshme, p.sh: realizmi, surrealizmi, hiper-realizmi, ekspresionizmi, postekspresionizmi, pointilizmi, romantizmi, kubizmi, abstraksionizmi etj. Piktorët më të njohur qe njeh historia e artit dhe që kanë dhënë kontribut të madh në kulturën botërore njihen: Leonardo Da Vinçi, Ticiani, Piter Paul Rubens, Rembrandt Van Rin, Vincent Van Gogh, Pablo Picasso, Jackson Pollock etj.