60-vjeçarja skoceze po kalonte pushimet me bashkëshortin në Afrikën e Jugut


Një vizitë turistike në Afrikën e Jugut është shndërruar në një makth të vërtetë për një skoceze.


Violet D’Mello, kishte vendosur që 60-vjetorin ta festonte bashkë me të shoqin në Afrikën e Jugut. Në guidën turistike ishte parashikuar edhe një vizitë në resortin e Kragga Kamma.


Gruaja i është afruar një leopardi dhe i ka kërkuar bashkëshortit, ta fiksojë momentin në një fotografi.


Por ndërsa gruaja është afruar pranë leopardit dhe këlyshëve të saj, kafsha e ka sulmuar. Fal ndërhyrjes në kohë të punonjësve të sigurisë, gruaja ka mundur të shpëtojë vetëm me disa të gërvishtura dhe të prera.


6 maj 2012(gazeta-Shqip.com)