Një kontraktor, i cili bleu nje kontenier transporti për £78, përfundoi duke siguruar nje pjesë të historisë për një nga filmat më te suksesshëm.

Në 1989, një banor i Long Island, bleu një kontenier dhe u surprizuan kur ai dhe vëllai i tij, zbuluan brenda tij, një makinë të bardhë sportive pa rrota.

Ata vërtet nuk dinin se çfarë ishte ajo”, ka thënë bashkëthemeluesi i “Ian Fleming Foondation”, i cili vërtëtoi origjinën e makinës.

Ata nuk e dinin se sa vlerë kishte zbulimi i tyre”.

Dy vëllezërit, në fakt ishin pronarë të makinës së famshme të James Bond, nga filimi “The Spy Who Loved Me”.

Në filmin e vitit 1977-të, në te cilin kanë marrë pjesë Roger Moore dhe Barbara Bach, kjo makinë është përdorur teksa dyshja e spiunëve kanë udhëtuar në majë të malit, para se të përfundonin në oqean.

Në momentin që zhytet në ujë, rrotat e makines mblidhen, dhe ajo shndërrohet në një nëndetëse.

Makina, e cila është përshkruar si “Wet Nellie”, mendohet të ketë kushtuar më shumë se £100.000 për t’u ndërtuar në vitin 1970-të.

Në shtatorin e vitit 2013-të, makina u dërgua ne ankand, ku pritej të arrinte vlerën më shumë se $1 milion.

Elon Musk ishte fituesi i ankandid dhe e bleu makinën me një shumë prej $997.000 ose £616.000