Me aq sa duket fenomeni i letrave tarot po rritet dita ditës në TikTok. Shumë persona po shprehen se algoritmi u sugjeron leximin e fatit online edhe pa e kërkuar. Por faji nuk është i juaji, është i algoritmit, pasi frazat që përdorën kanë aftësinë të ngecin dhe të marrin vëmendjen e kujdo.
Në përgjithësi nuk ke një imazh, por duar që përziejnë letrat, ose një tavolinë ku janë të renditura letrat. Viedot gjithashtu nisin me fraza të tipit: “Kjo video është drejtuar qëllimisht drejt teje”, apo “Nëse kjo video të shfaqet para datës ‘X’ , atëherë të dedikohet ty”.
Mjafton vetëm kaq dhe mund të biesh pre! Aktualisht hashtag-u #tarot ka 85 miliardë shikime në TikTok. Mënyra se si një video e tillë të shfaqet në profil, është disi manipulusë.
“Dikush nga e shkuara do të kthehet”, kaq mjafton për të të bërë të ndalosh. Algoritmi të njeh, ai e di që ti ke pëlqyer disa video për ish-at dhe fjala “ghosting” është në përshkrimin e tyre.
Ky fenomen po shihet si një epokë e re virtuale për botën e manifestimit dhe të besimit në letrat tarot dhe jo vetëm.
TikTok "të detyron" të lexosh letrat tarot?
Nëse keni TikTok me siguri ju ka ndodhur që t'ju shfaqen të paktën një herë "letrat tarot".
