Prej disa kohësh, aplikacioni “TikTok” po përdoret me ritme të shpejta në mbarë botën. Nga fëmijët deri te të rriturit, ky aplikacion duket se është rrjeti social më i përdorur aktualisht.
“TikTok” ka të bëjë me shpërndarjen e videove në internet dhe zotërohet nga një kompani kineze.
Përdoruesit e saj mund të realizojnë video, të montojnë dhe të ndajnë me të tjerët fragmente 15 sekondëshe të ditës së tyre.
Këto fragmente mund të pasurohen me filtra, muzikë, animacione, efekte speciale e shumë më tepër
Si në çdo aplikacion apo platformë tjetër, përdoruesit mund të ndjekin njëri-tjetrin, të pëlqejnë postimet apo të shkruajnë komente.
“TikTok” është i përshtatshëm për sistemet iOS dhe Android.
Prej kohësh është kthyer në aplikacionin më trendi të momentit, por në këtë periudhë karantine si pasojë e Covid-19, duket se është përhapur edhe më shumë.
Madje nuk janë vetëm njerëzit e thjeshtë ata që janë fiksuar pas “TikTok”-ut, por edhe personazhet e njohur të ekranit shqiptar dhe jo vetëm.
Nga personazhet e njohur shqiptarë që kanë nga një profil në këtë aplikacion janë aktorë, këngëtarë dhe balerinë e të tjerë.