Për shekuj me rradhë shkencëtarët e kanë menduar trurin si një organ të vetëm dhe të unifikuar, por studimi më I fundit nga Stanford University në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar se Truri përbëhet nga dy organe të ndara që punojnë së bashku, në vendt të njësie të vetme dhe të unifikuar.
Zbulimi, i publikuar në revistën Nature Neuroscience, sfidon teorinë e pranuar prej dekadash se i gjithë truri zhvillohet nga një grup i vetëm qelizash pararendëse në fazat e hershme të zhvillimit embrional.
Sipas studiuesve, një pjesë e trurit është më primitive dhe kontrollon funksione jetike automatike, si rrahjet e zemrës, frymëmarrjen, gjumin dhe urinë, ndërsa pjesa tjetër është përgjegjëse për funksione më të avancuara, si gjuha, vetëdija, arsyetimi abstrakt, matematika dhe krijimtaria. Në trurin e të rriturit dallohen tre zona kryesore: truri i përparmë, truri i mesëm dhe truri i pasëm.
Truri i pasëm, i lidhur me trungun e trurit, kontrollon funksione jetike dhe neuronet e tij ndikojnë edhe në muskujt e fytyrës, gjuhës dhe fytit, duke luajtur rol në të folur dhe në gëlltitje. Pikërisht kjo pjesë e trurit ka qenë shumë e vështirë për t’u prodhuar në laborator. Sipas studiuesve, kjo ka penguar prej vitesh kërkimet për sëmundje të rënda si atrofia muskulare spinale dhe skleroza laterale amiotrofike.
Ekipi studioi fazat më të hershme të zhvillimit embrional te minjtë dhe identifikoi dy lloje të ndryshme qelizash pararendëse. Njëra, e lidhur me gjenin Otx2, zhvillohet në trurin e përparmë dhe të mesëm. Tjetra, e lidhur me gjenin Gbx2, zhvillohet në trurin e pasëm.
Studiuesit zbuluan se këto dy grupe qelizash nuk mbivendosen që në fazat e para të zhvillimit. Ato ndjekin dy rrugë të ndryshme dhe paralele dhe nuk kryqezohen kurre se bashku. Më pas, ekipi analizoi mënyrën se si organizohet ADN-ja brenda këtyre qelizave dhe zbuloi ndryshime të rëndësishme që i përcaktojnë ato për t’u zhvilluar në pjesë të ndryshme të trurit. Ky zbulim mund të shpjegojë edhe përse për dekada shkencëtarët kanë pasur vështirësi në krijimin e neuroneve të trurit të pasëm në laborator.
Sipas studiuesve, përpjekjet e mëparshme po përpiqeshin të shndërronin qelizat pararendëse të trurit të përparmë dhe të mesëm në qeliza të trurit të pasëm, gjë që studimi tregon se nuk është e mundur.
Duke u bazuar në këtë zbulim, studiuesit arritën për herë të parë të krijojnë nga qelizat staminale njerëzore neurone motorike funksionale të trurit të pasëm. Këto qeliza të prodhuara në laborator shfaqën aktivitet elektrik dhe karakteristika të neuroneve që kontrollojnë muskujt e fytyrës dhe gëlltitjes.
Studiuesit thonë gjithashtu se zbulimi mund të ketë lidhje me studimin e obezitetit, pasi truri i pasëm përmban qarqe nervore që kontrollojnë urinë dhe ngopjen, të cilat lidhen me mënyrën se si veprojnë disa ilaçe për humbjen e peshës, si Ozempic apo medikamente te ngjashme.
