Ekspertët thonë se disa nga ushqimet tradicionale të darkës së Krishtlindjes mund të jenë të dobishme për rritjen dhe forcimin e flokëve.

Element kryesore i rritjes së flokëve është mishi, i pasur me proteina dhe vitamina B, të cilat mbajnë skalpin të shëndetshëm. Eksperti shpjegon:

Vitamina B2 ndihmon metabolizmin e lëndëve ushqyese në folikulat e flokëve për të promovuar rritjen. Vitamina B5 hidraton skalpin, duke krijuar një ambient ideal për rritjen e flokëve, ndërsa vitamina B12 ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të pasura me oksigjen që mbështesin folikulat e shëndetshme.

Përveç mishit, edhe disa ushqime të tjera mund të ndihmojnë në rritjen e flokëve:

Arrat dhe bajamet

Një grusht arra dhe bajame është i mjaftueshëm pasi janë burim i shkëlqyer i omega-3, vitaminës E dhe zinkut, të cilat mbajnë folikulat e flokëve të shëndetshme. Eksperti shpjegon:

Vitamina E parandalon stresin oksidativ dhe radikalet e lira që dëmtojnë skalpin dhe folikulat, duke krijuar një ambient të shëndetshëm për rritjen e flokëve. Zinku është gjithashtu thelbësor pasi ndihmon në prodhimin e keratinës, proteina që formon strukturën e flokëve.

Salmoni i tymosur

Peshqit e yndyrshëm si salmoni janë të pasur me acide yndyrore omega-3, proteina, selen dhe vitamina, të cilat forcojnë dhe hidratojnë folikulat, reduktojnë tharjen e skalpit dhe parandalojnë rënien e flokëve. Një studim i botuar nga “National Library of Medicine” zbuloi se gratë që konsumuan suplementë omega-3 panë përmirësim të densitetit të flokëve dhe reduktim të rënies së tyre.

Eksperti sugjeron se duke përfshirë këto ushqime në darkën e Krishtlindjes, jo vetëm që shijoni një vakt të shijshëm, por gjithashtu mund të përmirësoni shëndetin dhe rritjen e flokëve.