Për t’u ardhur në ndihmë qelizave, njeriu duhet të hajë ushqimet e duhura, siç janë frutat dhe perimet. Njeriu mund ta dallojë shumë lehtë nëse një ushqim lufton inflamacionin ose jo bazuar në ngjyrën që ka.

Rregulli i përgjithshëm është që pjata e një vakti duhet të jetë e ylbertë. Ushqimet me ngjyrë portokalli si karrotat, janë të pasura me vitaminë A.

Kjo vitaminë i vjen në ndihmë rigjenerimit të mushkërive dhe lëkurës. Ushqimet e gjelbra nga ana tjetër janë të pasura me kompleksin e vitaminave B, ndërsa ato të kuqet përmbajnë vitaminën C dhe antioksidantë.

Frutat e Pyllit janë shumë të pasura me antioksidantë dhe vitamina të cilat zhdukin inflamacionin dhe mbështesin procesin e riparimit të qelizave. Ato gjithashtu përmirësojnë funksionin e mëlçisë dhe zbusin dhimbjet e kyçeve.

Produktet e detit janë thelbësore për shëndetin sepse përmbajnë acide yndyrore që luftojnë inflamacionin. Ushqimet që na ofron deti i bëjnë mirë shëndetit të trurit dhe zemrës.

Brokoli është e pasur me substanca që luftojnë inflamacionin, mbështesin mëlçinë dhe të gjithë procesin rigjenerues të trupit. Nga ana tjetër, brokoli është një perime shumë e mirë për pastrimin e organizmit nga toksinat. Xhenxhefili është një mik i mirë për shëndetin. Ai e lufton inflamacionin që në fillim dhe i jep krahë procesit natyral të rigjenerimit. Farat dhe arrorët janë shumë të pasur me acide yndyrore dhe proteina.

Përveç mbështetjes për procesin e rigjenerimit ato të ndihmojnë për humbjen e kilogramëve të tepërt. Arrat, bajamet, farat e linit janë të shkëlqyera kundër inflamacionit. Substancat e kërpudhave janë të mira për të mbrojtur qelizat e mëlçisë nga inflamacioni dhe për ta pastruar organizmin në mënyrë natyrale.