Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmë në news24 dhe tha se do braktiste emisionin pasi tha “vajza jonë ka ditëlindjen”, duke iu referuar Rea Xhillarit.
“Sot duhet të jem në ditëlindjen e vajzës sonë dhe Linda që shpeshherë m’i fal vonesat, këtë herë nuk do ta bëjë”, tha Rama.
Rea, vajza e Lindës nga martesa e mëparshme ka festuar mbrëmjen e djeshme 30-vjetorin e saj. Në rrjetet sociale ajo ka zgjedhur të mos postojë asgjë nga festa që familja kryeministrore mbajti, por ka postuar nje foto me numrin 30.
Rea ka postuar edhe një foto tjetër. Një tavolinë me dy karrige në natyrë shfaqet në Instagramin e saj, duke mos dhënë detaje se me kë ka festuar ajo në atë tavolinë në mes të barit.