Hormonet e stresit siç është kortizoli, e rrisin oreksin dhe nevojën për energji, por përparësi gjithmonë merr ushqimi i ëmbël. Shkencëtarët kanë shqyrtuar nëse kjo nevojë është më shumë psikologjike apo fiziologjike dhe në çfarë mase secila nga këto komponentë ndikon. Kur niveli i sheqerit në gjak bie nën një kufi të caktuar, gjendje e njohur si hipoglikemi ose “rrëzim” pas marrjes së lartë të karbohidrateve, trupi dhe truri e regjistrojnë këtë deficit energjie. Truri, që varet drejtpërdrejt nga glukoza si burim energjie, sinjalizon nevojën për marrje të shpejtë karbohidratesh. Shumicën e herëve kjo do të thotë ushqim i ëmbël.
Hormonet luajnë një rol vendimtar. Insulina rregullon përthithjen e sheqerit. Kur ai bie në mënyrë të befasishme, shfaqen ndjenja urie dhe dobësie, duke nxitur dëshirën për ëmbëlsira. Kortizoli, hormoni i stresit, e shton oreksin dhe sidomos dëshirën për burime të shpejta energjie pra, për të ëmbla. Nëse jeni mësuar të hani diçka të ëmbël kur jeni të uritur, të stresuar apo për ta shpërblyer veten, truri e pret automatikisht këtë reagim.
Emocionet dhe stresi, frustrimi ose mërzia shpesh nxisin kërkimin e kënaqësisë së menjëhershme. Sheqernat aktivizojnë neurotransmetues si dopamina, që sjellin ndjesi të shpejtë kënaqësie. Ndikimet kulturore dhe shoqërore; qasja e lehtë, reklamat, traditat, e forcojnë lidhjen psikologjike mes të ëmblës dhe shpërblimit. Fiziologjike, psikologjike apo të dyja? Më e saktë është kombinim i të dyjave.
Rënia e sheqerit në gjak dërgon sinjal fiziologjik, por zakonet, emocionet dhe konteksti kulturor e përcaktojnë se çfarë ushqimi do të zgjidhet dhe në çfarë sasie. Konsumoni ushqime të balancuara me proteina, yndyra të shëndetshme dhe fibra për të parandaluar rënien e shpejtë të glukozës. Shmangni sasitë e mëdha të sheqernave të thjeshta dhe karbohidrateve të rafinuara, që ngopin shpejt por boshatisin shpejt rezervat e energjisë. Kujdesuni për gjumin e rregullt dhe reduktimin e stresit.