Arsyeja pse speci i kuq djegës është përdorur në mjekësinë tradicionale është përbërësi që quhet kapsaicina, që mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Kapsaicina ka dhënë prova se redukton kolesterolin dhe trigliceridet dhe ndihmon që qelizat të mos ngjiten me njëra-tjetrën dhe të formojnë mpiksje.
Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetësore.
Përmbajtja e lartë e vitaminës C (deri në 340 mg/100 gr) është më i madh se të gjitha frutat apo perimet e tjera, ndërsa gjenden edhe sasi të konsiderueshme vitaminash A, K, dhe B. Jo më kot studiuesit kanë nisur ta quajë ari i kuq i tavolinës.
Ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, herbalisti i njohur, Irfan Gjeçi. Ky i fundit u shpreh se speci i kur ndihmon në enët e gjakut që të pastrohen dhe të zgjerohen.
“Duke ndihmuar enët e gjakut që të pastrohen dhe ato të zgjerohen, mos të kenë ngushtim, atëherë kjo ka bërë edhe këtë punë që të gjithë ata që kanë probleme me diabetin të jenë në gjendje shëndetësore shumë të mirë”, tha Gjeçi.
“Kam dëgjuar që është afrodiziak shumë i mirë”, tha Arjon Muça ku ndërhyn Erjona Rusi: “Po përmendim gjyshërit tanë që mbanin specin dhe jo më kot bënin aq shumë fëmijë”.
“Një bimë, një produkt, i cili punon ose një çaj në enët e gjakut, kuptohet që ai automatikisht ka punuar edhe si afrodiziak.
Ky mundet të përgatitet edhe për problemet muskulore. është përdorur edhe kur kemi pasur ftohje, gjyshet tona e kanë përdorur gjithmonë, e kanë zier, edhe në formë çaji por edhe duke larë trupin më të. Mund ta përdorni edhe me vaj ulliri apo raki”, tha herbalisti.