Ishulli është një parajsë ku njerëzit janë të varfër, por të qetë, të çlodhur dhe punëtorë, ashtu si atletët e saj që arrijnë të fitojnë nën tingujt e muzikës rege. Plazhe madhështore, lokale të bukura dhe ushqim i përkryer, ja përse është vendi i preferuar i turistëve


Një statujë gjigante e Bob Marleyt ndodhet në hyrje të stadiumit të Kingstonit. Ndodhet në një pikë nga mund të shihet shumë mirë ngjyra e thellë blu e pistës atletike. Pikërisht aty stërviten çdo ditë heronjtë e Xhamajkës në atletikë, pasardhësit e Yohan Blake dhe Usain Bolt. Ishulli është një parajsë ku njerëzit janë të varfër, por të qetë, të çlodhur dhe punëtorë, ashtu si atletët e saj që arrijnë të fitojnë nën tingujt e muzikës rege. Ndoshta sepse e kanë shpejtësinë në gjak, ose sepse ushqehen me qumësht kokosi, banane jeshile, supë, kallamsheqeri, fruta e perime, që nga anët tona nuk ekzistojnë. Të tjerë mendojnë se sekreti qëndron tek ADN-ja, te një gjen i trashëguar, që i lejon të vrapojnë më shpejt se të tjerët. Jashtë tij vetëm pak metra është një tjetër Xhamajkë, ajo e brezit “spiff” (cigarja me marijuanë), që e dredhin cigaren brenda pak sekondash e që qëndrojnë pothuajse gjithmonë bashkë në “Indipendence Park”, një kompleks i ndërtuar në 1962-in si monument pavarësie nga Britania e Madhe. “50 vjet Xhamajkë e lirë”, shkruhet në tabelat e mëdha në aeroport për të pritur turistët e shumtë për këtë verë të gjatë festimesh. “Sumfest, kushtuar muzikës rege, më i madhi në botë”, quhet kështu koncerti që do të zgjasë plot një javë. Yjet në qendër të tij janë Damian Marley, djali i Bob dhe pionieri i muzikës rege, Bunny Wailer. Eventi organizohet në plazhet më të bukura të vendit, në gjirin “Montego”. E pozicionuar rreth 150 kilometra në jug të Kubës dhe rreth 190 km në perëndim të Santa Domingos, Xhamajka është pjesë e Antileve të Mëdha. Plazhet më të bukura, sidomos Negrili-i gjenden në pjesën veriore të vendit. Hotele me 4 yje, resorte, qendra relaksi dhe ekskursione në zonat më të bukura janë disa prej “pikave” kryesore të paketës që përfshin hyrjen në maratonën historike muzikore. Një homazh për pavarësinë dhe muzikën që e ka bërë Xhamajkën të famshme. Por përveç stereotipit të ishullit ku shkohet në kohën e muzikës rege, ka edhe të tjera bukuri që e bëjnë Xhamajkën një vend që nuk del kurrë nga moda për turistët. Për shembull kuzhina. Në zona të ndryshme të vendit i serviren pjata tipike për të cilat turistët çmenden: merluci i kripur me qepë, hudhra, piper dhe spec djegës apo pula e skuqur me piper. Për sa u përket hoteleve “Strawberry Hill Hotel”, një resort luksoz i zhytur në gjelbërim, vendi i preferuar për pushimet i Kate Moss dhe Naomi Campbell. Në Negril, plazhi më i famshëm që gjendet në pjesën perëndimore të ishullit, festa për pavarësinë merr formën e një jave të quajtur “Dream Weekend” (nga 1 deri në 6 gusht): gjashtë net kërcime dhe muzikë non stop me qindra pika shitjeje nëpër rrugë të ushqimeve karakteristike të zonës. Më shumë se një milion vlerësohet të jetë numri i pjesëmarrësve në dy parada madhështore në 6 gusht në Kingston. Përgjatë bulevardit, pasarela mode, ekspozita arti dhe punimesh artizanale, koncerte dhe ngjarje të ndryshme.


Një spektakël i garantuar me kushtin që të mos gabosh rrugën: sepse në lagjen “Rema” dhe “Cassava Piuece” janë gangsterët ata që bëjnë ligjin. “Ne jemi xhamajkanë”, këndonte Bob Marli. Gjithmonë në qendër të vëmendjes për flokët, vëthët, unazat, mënyrën e tyre të kërcimit.


 


Flamuri xhamajkan. Në ishullin e vogël jetojnë rreth 2 milionë e 700 mijë persona


Në qendër të Karaibeve – E pozicionuar rreth 150 kilometra në jug të Kubës dhe rreth 190 km në perëndim të Santo Domingos, Xhamajka është pjesë e Antileve të Mëdha. Plazhet më të bukura, sidomos Negrili-i gjenden në pjesën veriore të vendit.


Black model – Në 6 gusht, në Kingston, do të sfilojnë nëpër rrugë top modelet xhamajkane


Peter Tosh – Këngëtari i muzikës rege ( i vrarë në Kingston gjatë një rrëmbimi në 1987) në mes të një plantacioni marijuane. Brenda “Peter Tosh  Mausoleum” në Belmont ndodhet “Marijuana garden” i hapur për turistët


Vrapi – Xhamajka është vendi i yjeve të sprintit si për femra ashtu edhe për meshkuj. Ustain Bolt është heroi i paarritshëm i tyre


Negril – Plazhi më i famshëm gjendet në pjesën më perëndimore të ishullit. Me një gjatësi rreth 10 km, rrethohet nga hotele luksoze dhe lokale shumë të bukura si “Rick’s Cafe” ku turistët pinë kafenë duke parë zhytësit


3.850.000 – Turistët që vizituan Xhamjakën në vitin 2011 (13.2% më shumë se 2010)


61% – Përqindja e popullsisë xhamajkane pi rregullisht marijuanë


11 – Medaljet e fituara në Olimpiadën e Pekinit. E njëjta gjë pritet edhe këto ditë në Londër


 


Ku “lindi” James Bond


“Goldeneye” është emri i banesës e plazhit privat, pak kilometra nga qyteti i Orcabessas ku shkrimtari anglez, Ian Fleming, mes viteve 1946 dhe 1964, shkroi 14 romanet e James Bond. Para se të bëhej një resort luksoz kjo shtëpi ishte blerë nga Bob Marley në vitin 1976. Disa vite më vonë, mbreti i muzikës rege e shiti te Chris Blackwell, producentit anglez që e bëri një yll të muzikës ndërkombëtare.


Ian fleming, shkrimtari anglez i lindur në Londër në 1908-n