Një studim i ri ka zbuluar një paradoks gjenetik; njerëzit që mbartin mutacione në gjenin MC4R, të cilat shkaktojnë obezitet, kanë rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës dhe kolesterol të lartë. Edhe pse pesha e tyre është më e madhe, duket se organizmi i tyre mbron zemrën në mënyrë natyrale, një zbulim që mund të ndihmojë në krijimin e trajtimeve të reja kundër kolesterolit. Studimi u publikua në Nature Medicine dhe përfshiu mijëra njerëz me obezitet.
Obeziteti do të prekë një fëmijë ose adoleshent në 6, nga tani deri në vitin 2050, ndërsa një e treta e këtij segmenti të popullsisë do ta gjejë veten obez ose mbipeshë, brenda 25 viteve. Është ky alarmi i ngritur nga studimi i Institutit të Kërkimeve për Fëmijët Murdoch (MCRI) e cila na nxit të marrim masa urgjente për të luftuar epideminë e obezitetit. Ndërkaq, sipas një studimi të kryer në Japoni, u zbulua se fëmijët që përtypin më pak, hanë shpejt dhe me gojën plot janë të prirur ndaj obezitetit.
Studiues nga Universiteti i Osakës në Japoni kryen një studim për të shqyrtuar efektet e zakoneve të përtypjes në obezitetin tek fëmijët. Në studimin që shqyrtoi zakonet e të ngrënit të afërsisht 1.400 fëmijëve të moshës 9 deri në 10 vjeç, u përcaktua se fëmijët që nuk e përtypin ushqimin mjaftueshëm janë më të prirur ndaj obezitetit. Fëmijët që e përtypin ushqimin keq, si dhe ata që hanë shpejt dhe me gojën plot, janë gjithashtu të prirur ndaj kësaj sëmundjeje, sipas studimit.



