Më në fund është hedhur dritë mbi mënyrën sesi bimët prodhojnë kokainën. Sipas studiuesve, ky zbulim mund të ndihmojë zhvillimin e barnave të reja
Disa biokimistë kanë identifikuar hapat kyçë që kryhen gjatë formimit të kokainës nëpër bimë. Kokaina, nga pikëpamja kimike është e ngjashme me shumë barna anestezike dhe stimuluese që përdoren çdo ditë ligjërisht. Siç theksojnë edhe autorët e studimit, duke kuptuar mënyrën sesi kjo substancë prodhohet brenda bimës, do të jetë e rëndësishme për sintezën e barnave të reja, ato që nuk rrezikojnë të krijojnë varësi. “Bimët nuk mund të lëvizin, kështu që duhet të jeni kimistët më të mirë të planetit për të mbijetuar”, tha njëri nga autorët e studimit, John D’Auria, biokimist në “Max Planck Institute”, Gjermani. “Ato janë të afta të prodhojnë substanca kimike, kokainën për shembull, gjë që organizmat e tjerë nuk arrijnë ta bëjnë. Por për të maksimizuar të mirat e kësaj përbërjeje kimike për njeriun, duhet të krijojmë një ide sesi bimët e prodhojnë këtë element, sepse nëse arrijmë të kuptojmë biokiminë e tyre, mund të largojmë vetitë negative dhe të mbajmë vetëm ato anestezike”, shton autori i studimit.
Ilaç i vjetër
Në Amerikën e Jugut, kokaina është mbjellë për tetëmijë vjet nga fiset vendase, të cilët përtypnin gjethet gjatë ritualeve fetare, ose në rast urie dhe etje. “Ende sot kokaina është një burim shumë i rëndësishëm pasurimi, përveç faktit që mbetet një drogë e tmerrshme. Por nuk duhet anashkaluar fakti që ka një histori të gjatë si ilaç”, u shpreh biokimisti. Megjithatë, dihet shumë pak rreth mënyrës sesi bima e kokainës prodhon alkaloidin e kokainës, duke qenë se në shumë pak laboratorë lejohet kultivimi për arsye shkencore. Kështu studiuesi për të kuptuar mekanizmat e biosintezës së kokainës, mendoi të studionte familjen “Solanaceae”, që përfshin bimë me lule shumë të ngjashme me ato të kokainës, mes të cilave patatja dhe belladonna. Në fakt, edhe pse kokaina bën pjesë në një familje tjetër, shumë “Solanaceae” prodhojnë alkaloide të ngjashme, disa prej të cilëve janë përdorur si barna që zgjerojnë beben e syrit, trajtojnë sëmundjen e makinës dhe ulcerat peptike.
Ekipi i D’Auria zbuloi se bimët e kokainës nuk përdorin të njëjtat enzima të familjes Solanaceae për formimin e molekulave të alkaloideve. “Ky është një fakt befasues, sepse alakaloidet janë molekula komplekse, që kërkojnë shumë faza për t’u prodhuar dhe në përgjithësi zhvillimi ruan zgjidhjet më të mira, sesa rishpikja edhe një herë”, u shpreh D’Auria. “Diçka tjetër e pranishme te familja Solanaceae është fakti se alkaloidët prodhohen në rrënjë, ndërsa kokaina në gjethe: ky është një ndryshim i madh. Natyra ka gjetur dy mënyra për të prodhuar dy përbërës shumë të ngjashëm, një fakt jashtëzakonisht interesant”.
Për të identifikuar të paktën një nga fazat e biosintezës e kokainës, D’Auria dhe kolegët e tij kanë ngrënë gjethet e bimës dhe më pas kanë analizuar aktivitetin enzimatik në kërkim të komponentëve që futen në prodhimin e molekulave të kokainës, të përbëra nga dy unaza me bazë karbonin që lidhen me oksigjenin. Kështu, studiuesit kanë mundur të identifikojnë enzimën – dhe gjeni që e kodon atë – që përgatit unazën kryesore të kokainës për t’u bashkuar me acid benzoik, në fazën e dytë dhe të fundit të sintezës së alkaloidit.
Hapat e mëtejshëm
Biokimistët janë gati të publikojnë një studim tjetër mbi fazën finale të procesit të ndërtimit të kokainës dhe shpresojnë që të arrijnë të ripërshkojnë hapat e mësipërm derisa i gjithë procesi të zgjidhet. Toni Kutchan, biokimist i qendrës “Donald Danforth Plant Science”, ka thënë se studimi i ri, edhe pse jo aq i rëndësishëm, ishte i rëndësishëm për të kuptuar sintezën e kokainës natyrore. “Ky është vetëm një prej hapave të hedhur. Jam kureshtar të shoh se çdo të tregohet në studimin e ardhshëm”.
Ndërkaq, sipas D’Auria funksioni i kokainës mund të jetë për të mbrojtur bimët nga insektet. Në një studim të mëparshëm është zbuluar se një sasi e lartë e kokainës te bima mëmë, vepron si insekticid. Gjithsesi, studimet e mëtejshme mbi bimët do të na ndihmojnë për zgjidhjen e çështjes. “Jemi shumë të interesuar për këtë punë dhe po punojmë fort, madje duam të dimë edhe se cilat insekte ushqehen me këto bimë”, ka përfunduar biokimisti.
