Shumë mendojnë se Ujori, me mendjen e tij të hapur dhe natyrën fleksibile, është shenja më me fat e horoskopit. Por astrologët thonë se kjo nuk është e vërtetë.
Edhe pse Ujorët dallohen për aftësinë për të parë dhe shfrytëzuar mundësitë, fati i tyre shpesh lidhet me zgjedhjet që bëjnë.
Në fakt, Shigjetari konsiderohet si shenja më me fat e të gjitha. Arsyeja? Kjo shenjë ka Jupiterin si planet sundues një planet i lidhur me bollëkun, optimizmin dhe fatin e madh.
Shigjetarët shihen si njerëz që arrijnë të gjejnë diçka pozitive edhe në situatat më të vështira, duke e kthyer çdo përvojë në një aventurë me vlerë.
Sipas astrologëve, për Shigjetarin, vetë jeta është një mozaik mundësish dhe përvojash të çmuara.
Kjo aftësi për të parë anën e ndritshme të çdo situate është ajo që i bën ata “të privilegjuarit” e horoskopit./TAR


