Hormonet natën nuk janë në anën tuaj: melatonina rritet, ndërsa testosteroni e kortizoli bie. Michael thotë se në atë kohë të natës trupi, natyrshëm, nuk ka një profil hormonal ideal. Në vend të kësaj, ai thotë se koha më e mirë për marrëdhënie seksuale me partnerin është në orët e mëngjesit, sepse nivelet e hormoneve, si estrogjeni, testosteroni dhe kortizoli, janë më të larta, ndërsa melatonina më e ulët.
Shumica e njerëzve janë intimë mes orës 22.30 dhe 23.30, këtë e tregoi anketa që kemi realizuar. Ajo që është interesante është se profili juaj hormonal në 23.30 nuk është edhe aq i mirë për seks.
Që seksi të jetë i kënaqshëm, dëshironi që estrogjeni, testosteroni, progesteroni, adrenalina dhe kortizoli të jenë të larta, ndërsa melatonina e ulët, tha ai duke shtuar:
“E si mendoni se duken hormonet tuaja në 23.30 të mbrëmjes? Fjalë për fjalë janë e kundërta: melatonina është e lartë, ndërsa gjithçka tjetër e ulët.”
Mëngjesi është koha e përkryer për intimitet
Michael bëri shaka se më së miri është që fillimisht “t’i lani dhëmbët dhe të përdorni pak shpëlarës goje”, por përfundoi se kjo është “koha e përkryer” për intimitet. Një studim i vitit 2005, i zhvilluar mes studentëve, tregoi se shumica bëjnë seks mes orës 23 dhe 1 pas mesnate. Ata sugjeruan se natën “ndihen më seksualë”. Kur bëhet fjalë për çiftet më të pjekura, një sërë rrethanash ndikojnë në marrëdhëniet seksuale të tyre puna, jeta familjare dhe “disponueshmëria e partnerit”. Shkencëtarët përfunduan: “Edhe pse të rriturit mund të gjejnë mundësi për seks në çdo kohë të ditës, shumica e takimeve seksuale ndodhin rreth kohës së shtrirjes për të fjetur (nga ora 23 deri në 1 pas mesnate). Një kulm më i vogël i aktivitetit seksual shfaqet edhe rreth kohës së zgjimit.”

