Rizgjohet pas 115 vitesh “përgjumje” vullkani Tongariro në Zelandën e Re. Mesnatën e djeshme (ora lokale) vullkani ka nisur aktivitetin duke shpërthyer dhe hedhur masivë gurësh në nj distancë deri 1 kilometra. Fatmirësisht nuk janë regjistruar viktima apo dëme materiale. Ndërkohë hiri vullkanik ka mbërritur deri në qytetin e Napier, në bregun perëndimor, që ndodhet rreth 200 kilometra larg.


Mëngjesin e sotëm vullkani ka ndërperrë aktivitetin shpërthyes, por po mbahet nën vëzhgim në mënyrë të vazhdueshme nga shkencëtarët që nuk kanë përjashtuar mundësinë e fenomeneve të tjera të papritura. Vullkani Tongariro ndodhet në parkun natyror të Zelandës së Re, bashkë me vullkanet Ruapehu e Ngauruhoe. Ndërkohë autoritetet kanë pezulluar fluturimet për shkak të hirit vullkanik.


7 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)