Sipas një studimi të ri një zëvendësues i sheqerit i quajtur eritritol lidhet me një çrregullim të koagulimit të gjakut, goditje në tru, sulm në zemër dhe vdekje. “Shkalla e rrezikut nuk ishte e vogël”, thekson Dr. Stanley Hazen, drejtor i Qendrës për Diagnostifikimin dhe Parandalimin Kardiovaskular në Cleveland Clinic Lerner Research Institute.
Sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature Medicine”, njerëzit që tashmë kanë faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës, siç është diabeti, kishin dy herë më shumë gjasa të pësonin sulm në zemër ose goditje në tru, nëse kishin nivelet më të larta të eritritolit në gjakun e tyre. Hazen tha se:
Nëse niveli i eritritolit në gjak është për 25% më e lartë krahasuar me 25% e fundit, ekziston rreziku i dyfishtë i sulmit në zemër dhe goditjes në tru. Është në të njëjtin nivel me faktorët më të fortë të rrezikut kardiak, si diabeti.
Studimet shtesë laboratorike me kafshë kanë zbuluar se eritritoli mund të shkaktojë mpiksjen e gjakut më shpejt. Mpiksjet mund të shkëputen dhe të shkojnë në zemër, duke shkaktuar një atak në zemër, ose në tru, duke shkaktuar një goditje në tru. “Sigurisht që tingëllon alarmante,” tha Dr. Andrew Freeman, drejtor i parandalimit kardiovaskular në National Hewish Health, një spital në Denver, i cili nuk ishte i përfshirë në kërkim.
Ai shtoi se duket se ekziston rreziku i çrregullimeve të koagulimit për shkak të përdorimit të eritritolit.
Natyrisht që nevojiten më shumë kërkime, por me një kujdes të shtuar, mund të ketë kuptim të kufizohet eritritoli në dietë tani për tani.
Ashtu si sorbitoli dhe ksilitoli, eritritoli është një karbohidrat që gjendet natyrshëm në fruta dhe perime të ndryshme. Ka rreth 70% ëmbëlsinë e sheqerit dhe konsiderohet si një suplement jo kalorik, sipas ekspertëve. Sipas Hazen, 30 gram eritritol janë të barazvlershme me të ngrënit e një litër akullore. Zbulimi i lidhjes midis eritritolit dhe problemeve kardiovaskulare ishte i rastësishëm, tha Hazen, duke shtuar se ata nuk ata nuk e prisnim kurrë këtë.